Numeron 350 çështje viktima të dhunës brenda familjes, dhe jo vetëm kaq po fenomeni I dhunes ka prekur zonat urbane dhe rurale. Konkretisht thuhet se në vitin 2022 nga qindra çështje të shqyrtuara në Gjykatën e Tiranës, 350 janë viktima të dhunës brenda familjes. Ajo që vihet re është se ky fenomen është më shumë i përhapur në qendrat urbane dhe ato ato periferike, por nuk mungojnë edhe rastet në zonat rurale. Të dhënat zyrtare të publikuara nga Gjykata e Tiranës tregojnë se 80 % e rasteve janë në qytet dhe 20 % në fshatra. Gratë e grupmoshës 26-45 vjeç janë ato që rezultojnë më të dhunuarat. Nga të dhënat e Gjykatës së Tiranës bie në sy gjithashtu se gratë me arsim bazë përbëjnë dhe numrin më të madh të viktimave të dhunës në familje. Më konkretisht gratë me arsim 9-vjeçar përbëjnë 43% të rasteve, ato me arsim të mesëm 24% dhe vetëm 10% e grave të dhunuara janë me arsim të lartë. Në 50 % të rasteve, është bashkëshorti personi dhunues. Viktimat e dhunës janë të vetëpunësuar në sektorin privat, të papuna, por nuk mungojnë edhe rastet e regjistruara tek pensionistët
Aktualitet
Gjykata e Tiranës, numëron 350 çështje viktima të dhunës brenda familjeve me shumë nëpër qytete.
- April 14, 2023
- 0 Comments
- 129 Views
Leave feedback about this