Ilaçet kundër depresionit, ende mund ti blesh pa recete.
Shendetesi

Ilaçet kundër depresionit, ende mund ti blesh pa recete.

Në të gjitha farmacitë mund të blesh barna pa pasur rekomandimin e mjekut. Askush nuk e merr seriozisht shëndetin, askush nuk mendon për efektet anësore. Papërgjegjshmëria e farmacistëve që u errësohen sytë përpara përfitimit monetar, shkon deri atje sa shesin edhe qetësues të familjes së valiumit pa rekomandimin e mjekut. Tashmë është bërë e zakonshme që, nëse ke pagjumësi apo ankth, shkon në farmaci kërkon një qetësues dhe të japin qetësues nga më të ndryshmit, mjafton t‘i qash hallin farmacistit. Për këtë nuk të duhet rekomandimi i mjekut, sepse të gjithë e dinë që, nëse ke pagjumësi për shkak të sezonit të provimeve, duhet të marrësh disa tableta valium, lorazepam, alprazolam, apo në disa raste të tjera edhe medikamente më të forta. Në të gjitha rastet, edhe pse të gjithë përdorin këtë lloj metode, asnjë nuk i mendon pasojat që mund t‘i shkaktohen më pas. Ne nje investigim te thjeshte me nje grup farmacish ne qender dhe ne periferi te Tiranes duket fare hapur qe shitjet e ketij grupi medikamentesh jane mjaft te thjeshta dhe shume komode per secilin target grup bleresish qe kerkojne te blejne keto  medikamente. Shkuam në shumicën e farmacive të Tiranës dhe kërkuam ilaçe per ankth dhe depresion dhe e moren pa shume rezistence.  Përveç ndonjë rasti që nuk i pranojnë pa recetën e mjekut dhe një tjetër që i jep qetësues nga ata që lejohen, të tjerët japin barna të familjes së valiumit që janë të ndaluara të shiten pa rekomandim nga mjeku.

Antidepresivi qe blihet nga te rinjte.

Kohët e fundit është rritur numri i të rinjve që marrin ilaçe qetësuese si anksiolitikët, me qëllimin për të larguar depresionin. Ky është një ilaç qetësues, i cili vepron në afat të shkurtër dhe merret me recetë. Gjithmonë e më shumë të rinjtë kërkojnë shpëtim tek antidepresivët pa marrë parasysh rreziqet qe vijne pas perdorimit te ketij te fundit. Barnat qetësuese mund të shkaktojnë tolerancë në organizëm, domethënë nevojë për rritje të dozës dhe varësi, që manifestohet me krizë apstinenciale, përkeqësim të gjendjes nëse pacienti tenton të zvogëlojë dozën apo ndërprerje të marrjes së qetësuesve. Antidepresivët janë barna që përdoren kryesisht në terapinë e manifestimeve depresive, por ne e dimë se ankthi kronik ka një komponent depresiv. Antidepresivët i përdorim në afat të gjatë, edhe te ankthi kronik edhe te depresioni. Ndodh që të zgjidhësh ankthin e pacientit, atakun e panikut, çrregullimin fobik, frikën e të qenit pezull, por komponenti depresiv mbetet. Janë të paktë ata të cilët mendojnë për rezultatet e studimeve të ndryshme të bëra nga mjekët, sipas të cilave antidepresivët e dhënë pa asnjë përshkrim nga mjeku kanë efekte anësore jashtëzakonisht të rënda dhe ndonjëherë me pasoja të pariparueshme. Anksiolitiku është ilaç për qetësim i cili në afat të shkurtër zgjidh ankthin, por antidepresivi është për aplikim afatgjatë dhe nuk ka një rrezik të tillë varësie, por këshillohet si terapi disamujore. Një ndër vështirësitë sa i përket trajtimit, është zgjedhja adekuate e terapisë. Shumica e popullsisë nuk i dallon antidepresivët nga anksiolitikët si dhe hipnotikët (barnat për gjumë).  Pra, kushdo blen atë që do, asnjë farmacist nuk e ka problem që t‘u shesë pacientëve medikamentet që duan pa marrë në dorë më parë një recetë. Madje, farmacistët luajnë edhe rolin e mjekut duke të përcaktuar dozën e qetësuesit, që duhet të marrësh për shqetësimin që i ke shprehur. Pra, farmacistët bëjnë rolin e mjekut. Neni 36 i ligjit 9323 dt 25.11.2004 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” ndalon shitjen në farmaci ose në agjenci farmaceutike pa recetën e mjekut, me përjashtim të barnave OTC (barnat mbi banak) që janë caktuar sipas një liste të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë. Për të parë nëse qetësuesit që blemë nëpër farmaci pa recetën e mjekut ishin të ndaluara morëm pikërisht këtë listë. Barnat, që i përkasin familjes së valiumit nuk janë në këtë listë. Ndërkohë që ligji parashikon dënim me gjobë prej 50 mijë lekësh për të gjithë farmacistët që shesin barna pa recetë e në rast përsëritje edhe heqje të licencës. Por përgjegjësia e këtyre farmacistëve, që shesin barna të tilla është akoma më e madhe, kur konstaton se pikërisht këto barna klasifikohen si barna narkotike dhe lëndë psikotropealprazolami, diazepami, lorazepami figurojnë në tabelën e këtyre barnave dhe neni 64 i ligjit 7975 “Për barnat dhe lëndët psikotrope” përcakton qartë që përdorimi i këtyre medikamenteve bëhet për arsye terapie dhe vetëm me recetë të lëshuar nga një kategori mjekësh, të cilët përcaktohen me udhëzim të ministrit të Shëndetësisë. Por askush nuk pyet për ligjin. Farmacistët të japin nga 20 tableta dhe të përshkruajnë edhe mënyrën e përdorimit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X