Infarktet tek të rinjtë janë kthyer në një fenomen shqetësues për bluzat e bardha. Kardiologët thonë se deri para pak vitesh si faktorë risku për problemet kardiake njiheshin vetëm hipertension, kolesteroli, diabeti por tanimë konsumi i substancave narkotike dhe alkooli po shton rrezikun e problemeve kardiake. “Mosha është ulur ndjeshëm si pasojë e shumë elementeve si, obezitetit, duhanpirjes, përdorimi i drogave të ndryshme. Ne sot kemi më shumë raste të paraqitura në urgjencë si pasojë e rritjes së ndërgjegjësimit. Sot hasim individë me infarkt në moshat nën 30-vjeç dhe kjo është një këmbanë alarmi pasi duhet të jemi të kujdesshmë që të parandalojmë faktorët e rriskut, hipertensioni , diabeti, duhani. Duhet ti mëshojmë shumë faktorëve të riskut që të mos rrezikojmë.”, theksoi Taulant Gishto Kardiolog nw QSUT. Mjekët shprehen se të rinjtë janë ndërgjegjësuar, por nuk është krijuar ende edukata shëndetësore për ta parandaluar një sëmundje më parë se të shkojmë për ta kuruar atë. “Dikur një dhimbje gjoksi në moshat e reja mendonin se ishte thjeshtë një dhimbje muskulare dhe nuk drejtoheshin tek mjeku ndersa sot shohim që individët që kanë dhimbje i drejtohet urgjencës për të bërë ekzaminim të mirëfilltë dhe aty dalin raste me infarkt të kaluar”, vecoi mjeku Sipas mjekëve janë disa simptoma që paralajmërojnë infarkt.Dhe tw gjithw tw rinjtw duhet tw jenw shumw tw kujdesshwm dhe nuk duhet tw anashkalojnw asnjw problem.“Nëse ata kanë një shenjë klinike, dhimbje gjoksi, mbajtje e frymës së theksuar, janë shenja që çdo individ dhe në mosha të reja duhet ti paraqitet kardiologut”, vion mjeku. Sëmundjet kardiovaskulare zënë vendin e parë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Referuar Institutit të Statistikave, për vitin 2022, më shumë se gjysma e vdekjeve erdhi si pasojë e sëmundjeve të aparatit të qarkullimit të gjakut.
Shendetesi
Infarkti rrezikon të rinjtë/ Mjekët: Droga dhe alkooli po shtojnë rastet në urgjenca
- July 8, 2023
- 0 Comments
- 86 Views
Leave feedback about this