Sot nis muaji i madhërishëm i Ramazanit për besimtarët myslimanë të cilët agjërojnë. Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit. Muaji i Ramazanit përfundon më 20 Prill ndërsa nata e Kadrit këtë vit është në datën 17 Prill. Falja e Bajramit në datë 21 prill pritet të bëhet edhe këtë vit në sheshin Skënderbej ku festa do të jetë e dyfishtë pasi Komuniteti Mysliman në Shqipëri feston 100 vjetorin e themelimit. Per nje agjerim te mbarë e të pranuar praktikantet dhe teologet e fese udhezojne besimtaret. Teologu Vladimir Kera foli në lidhje me agjërimin e Ramazanit, muajit të shenjtë që ka nisur ditën e sotme I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai shpjegoi dhe pse është e rëndësishme hurma e Arabisë për të hapur iftarin Sipas tij hurma mban një sasi të konsiderueshme glukoze dhe kjo ka efekte pozitive për trurin dhe stomakun. “Hurma mban një sasi të konsiderueshme glukoze. Në momentin që shkon në stomak aktivizon trurin dhe stomakun. Është ëmbëlsuesi më organik”- tha ai.
Aktualitet
Ja pse është e rëndësishme për të hapur Iftarin, hurma e Arabisë.
- March 23, 2023
- 0 Comments
- 166 Views
Leave feedback about this