Kërkesat për azil, Shqipëria e treta në botë në raport me popullsinë
Aktualitet

Kërkesat për azil, Shqipëria e treta në botë në raport me popullsinë

9100 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian në vitin 2023.

E matur në raport popullsie, janë 330 kërkesa për 100 mijë banorë, me një hendek shumë më të lartë se mesatarja globale e interesimit për të jetuar në Europë, ku rezultojnë 17 aplikime për 100 mijë banorë.

Të dhënat që dalin nga Eurostat, tregojnë se Shqipëria ishte e treta në botë për aplikime në raport me popullsinë.  Para nesh janë Siria me 870 kërkesa për 100 mijë banorë dhe Gjeorgjia me 670.

Në raport me vitet parardhëse, kërkesat kanë qenë më të vogla në numër, por për shkaqe social-ekonomike, prirjet për të shkuar në një vend më të zhvilluar mbeten të larta.

Pas nesh, në vend të katërt renditet Maqedonia e Veriut, me 230 aplikime për 100 mijë banorë dhe më tej, në rajon vjen Kosova, në vendin e 12 me 160 kërkesa.

Franca dhe Gjermani mbeten vendet më të parapëlqyera për shqiptarët për të kërkuar azil, me më mbi 60% të numrit të kërkesave.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X