Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra Elbasani.
Aktualitet

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra Elbasani.

Edhe Shqipëria lëkundet nga Tërmeti. Lëkundje tërmeti janë shënuar pak orë më parë në vendin tonë. Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.1 i shkallës rihter, dhe me epiqendër në Elbasan. Sipas të dhënave të para të qendrës sizmologjike të europës, tërmeti kishte një thellësi 10 km.

Ngjarja e Turqisë dhe e Sirisë pasuar me lekundjet e dites se sotme, na ktheu tre vite më parë kur Shqipëria u godit rëndë nga dy termete ai I 21 shtatorit dhe i 26 nëntorit te vitit 2019. Por çfarë ka ndryshuar sot në ligjin për ndërtimet dhe hartën sizmike? Për fat të keq ende asgjë thonë ekspertët. Kuadri ligjor i ndërtimeve dhe harta sizmike në fuqi janë  të viteve 79-80. Rikard Luka, profesor në fakultetin e Inxhinierisë së ndërtimit tregon se sot pjesa më e madhe e ndërtuesve zbatojnë standardet  e Bashkimit Europian qe njihen ndryshe si “eurokodet”. Por për sa kohë ato nuk janë të detyrueshme më ligj, nuk mund të kërkohet zbatimi i tyre nga çdo ndërtues. Ndërkohë, pas tërmetit të 26 nëntorit ende nuk ka një analizë apo vlerësim për godinat mbi 50-vjeçare në territorin e vendit. Sipas ligjit dhe  hartës sizmike në fuqi, ndërtimet në Shqipëri, veçanërisht në bregdet, zona më e prekur nga tërmetet, mund të përballojë goditje 8-9 ballë. Por tërmeti i 26 nëntorit tregoi se jo vetëm objektet  e vjetra por edhe ndërtimet e reja u dëmtuan për shkak  të mos respektimit të kushteve teknike.

Sizmiologu Edmond Dushi komentoi në Euronews Albania tërmetin e moderuar që goditi mesditën e kësaj të enjteje Elbasanin. Dushi tha se tërmeti kishte një magnitudë 3.8 ballë dhe një thellësi fokale prej 16.54 km duke e cilësuar si një tërmet normal në zonë. Ai siguroi qytetarët se një tërmet i tillë nuk lë asnjë vend për t’u shqetësuar. “Kemi regjistruar një tërmet me magnitudë të moderuar 3.8, në Stravaj të Elbasanit. Ka një thellësi të moderuar 16.5 km. Jemi duke përpunuar informacionin, por këto janë të dhënat e para. Është një lëkundje e lehtë, një lëkundje normale. Që prej datës 4 kemi disa lëkundje që ne po i regjistrojmë çdo ditë, kjo është një lëkundje normale për zonën. Ne çdo ditë regjistrojmë tërmete në Shqipëri, është karakteristik e aktivitetit sizmiologjik të Shqipërisë.

3.8 është një magnitudë e moderuar, nuk ka vend për shqetësim”, tha Dushi.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X