“Brenda këtij viti përfundon godina e re në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, e cila parashikon rritje të kapaciteteve përsa i përket shërbimeve të urgjencës, qendrës së gruas dhe sallave të operacionit, sallave të lindjes dhe reanimacionit, të cilat do të sigurojnë standarde evropiane”- bëri me dije Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të punimeve për rikonstruksionin dhe zgjerimin e kapaciteteve të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”.Ministrja Manastirliu vuri theksin edhe tek investimi në pajisje mjekësore, që do të garantojë një standard të ri shërbimi për nënat dhe fëmijët.“Është një strukturë, e cila, jo vetëm do të përmirësojë shërbimin, por do të çojë në një nivel më të lartë përkujdesin ndaj foshnjeve, nënave dhe grave shtatëzëna dhe gjithashtu do të ketë mundësi që stafi të performojë me aparaturat më të mira biomjekësore, sepse do të kemi një investim të ri në sallat e operacionit me të gjithë pajisjet e sallave të rinovuara dhe gjithashtu sa i përket kujdesit ndaj fëmijëve në reanimacionin e bebeve, do të kemi investime të reja, sa i përket pajisjeve, duke filluar nga inkubatorët neonatalë, dhe të gjitha ato aspekte që i përkasin një kujdesi akoma më të lartë, me aparatura dhe teknologji bashkëkohore për sa i përket të porsalindurve. ‘Mbretëresha Geraldinë’ brenda këtij viti do të ketë një tjetër investim më madhor, sepse ne kemi parashikuar që të kemi një investim në godinën kryesore, atë të korpusit qendror të këtij spitali”, – tha Manastirliu.Me projektin për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” po ndërhyhet në tre plane: Ndërtimi i ri me 3 kate dhe një kat nëntokësor; Rikonstruksioni i plotë i godinës historike, që do ruajë detajet e arkitekturës unike në fasadën e saj por dhe në hapësirat e brendshme të kësaj godine, si dhe zgjerimi i objektit ekzistues të Obsetrikës.Ky investim është një kantier i madh prej mbi 6 mijë metër katror, ku pjesën kryesore e zë godina e re, që përfshin shërbimet e laboratorit, imazherisë, urgjencës, Qendrën e Gruas si dhe dy shërbimet e Obsetrikës dhe Gjinekologjisë
Shendetesi
Manastirliu inspekton punimet në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”: Përfundon brenda vitit, gati faza e dytë e investimit.
- August 2, 2023
- 0 Comments
- 104 Views
Leave feedback about this