Manastirliu në Shëngjin: Gatishmëri e shtuar, mbi 26 mijë qytetarë kanë marrë shërbim në qendrat verore
Aktualitet

Manastirliu në Shëngjin: Gatishmëri e shtuar, mbi 26 mijë qytetarë kanë marrë shërbim në qendrat verore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar qendrën shëndetësore verore 24-orëshe, në Shëngjin, në kuadër të inspektimeve për sigurinë gjatë sezonit turistik.

“Qendra shëndetësore verore 24-orëshe këtu në Shëngjin, është një prej qendrave që ne e kemi një pikë reference shumë të mirë për zonën e plazhit për turistët vendas e të huaj. Jemi në gatishmëri të shtuar për muajin gusht, ku pritet dhe fluksi më i lartë i pushuesve. Deri tani, mbi 26 mijë turistë dhe pushues kanë marrë shërbim në 30 qendrat shëndetësore verore në zonat turistike”- tha Ministrja Manastirliu.

Gjatë vizitës në Shëngjin, Ministrja Manastirliu kërkoi nga inspektorët shëndetësorë marrjen e masave për të garantuar një sezon turistik sa më të sigurt në aspektet higjieno-sanitare.

“Është me rëndësi evidentimi në kohë dhe të qenit në territor të strukturave të inspektoriatit, duke garantuar që të evidentojmë në kohë, të rekomandojmë dhe sigurisht të marrim masa kur është nevoja, për përmirësimin e punës dhe sigurisht një edukim të mëtejshëm të subjekteve akomoduese apo subjekteve tregtare që ofrojnë shërbime për qytetarët, sidomos në këtë pik të sezonit. Janë më shumë se 1500 inspektime, të cilat janë kryer përgjatë sezonit turistik, por jam e bindur që ka ende nevojë për të vajtur në çdo strukturë dhe për të siguruar që garantohen e plotësohen të gjitha kushtet”- u shpreh Ministrja Manastirliu.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X