Marrëveshja për rritjen e cmimit te patentave pezullohet nga “Konkurenca”.
Aktualitet

Marrëveshja për rritjen e cmimit te patentave pezullohet nga “Konkurenca”.

Pezullohet rritja e cmimit te patentave. Kete fakt e ka pohuar sot Konkurenca.Autoriteti i Konkurrencës ka ndaluar përkohësisht zbatimin e marrëveshjes së arritur në muajin Shkurt mes DPSHTR, Drejtorisë së Tatimeve dhe Shoqatës së Autoshkollave që përcakton kostot minimale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, kjo marrëveshje ka rrezik të sjellë një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën në ofrimin e shërbimit të autoshkollave. “Masa e përkohëshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës administrative dhe marrjen e vendimit përfundimtar të Komisionit të Konkurrencës.”

Autoriteti i Konkurrencës nisi me 22 Shkurt një vlerësim të marrëveshjes marrë shkas nga shqetësimet e bërë publike mbi tarifat e pagesës për leje drejtim.

Sipas marrëveshjes, një kursi i plotë për kategorinë B nuk mund të kushtojë më pak se 85 mijë Lekë. Komisioni i konkurrencës vendosi këtë të mërkurë që nënshkruesit e marrëveshjes duhet të depozitojnë pranë këtij intitucioni të gjithë praktikën e ndjekur deri në nënshkrimin e saj.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X