Sezoni Turistik nis me problematika dhe për Urgjencën Kombëtare. Edhe pse kanë hartuar një plan masash për ta kaluar sa më mirë këtë sezon sërish problemet nuk kanë të sosur.
Për këtë problem kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka treguar problematikat që ka hasur kjo strukturë e sistemit të shëndetësisë gjatë sezonit veror. Në një intervistë televizive Brataj tha se personat që kërkojnë ndihmën e urgjencës kombëtare janë të shumtë në këtë periudhë. Por shqetësim më I madh janë telefonatat nga hotelet që kërkojnë mjek për probleme shëndetësore si diarrea apo temperatura. Probleme shendetësore të kësaj kategorie ai I kategorizoj si me shume të domosdoshme për paraqitjen e menjëherëshme në mjekun e familjes ose në spitalin më të afërt. Ai sugjeroi që këto raste të shkojnë në qendrën shëndetësore, pasi mjeku shkon vetëm në raste urgjence. “Janë hapur disa qendra shëndetësore verore në zonën e jugut, për shkak se spitalet më të afërta janë vetëm në Vlorë dhe në Sarandë, dhe një qendër shëndetësore të përhershme në Himarë. Janë vënë në dispozicion 18 ambulanca.
Një problematikë që doja të ndaja, duke qenë se në shërbimin e urgjencës janë rritur shumë telefonatat dhe nuk përballojmë dot çdo shqetësim, pra nuk bëjmë dot asistencë sepse ne jemi urgjencë. Një problem tjetër është dhe telefonata që na vijnë nga hotelet ku kërkohet personel në hotel, sepse nuk mund të shkojë mjeku në hotel për një temperaturë apo një diarre.
Duhet të vijnë në qendrën shëndetësore, sepse kështu i bie që qendra të mbyllet nëse mjeku shkon te pacienti. Shkon kur ka me të vërtetë raste urgjence. Këto janë disa nga problemet që na kanë dalë dhe na krijojnë pengesa”, theksoi Brataj.
Leave feedback about this