Maturës Shtetërore, bilanci me notat, prodhohen shumë më pak 10-ta, mbizotëron nota 5. Vajzat me rezultate më të mira se djemtë.
Aktualitet

Maturës Shtetërore, bilanci me notat, prodhohen shumë më pak 10-ta, mbizotëron nota 5. Vajzat me rezultate më të mira se djemtë.

Bilanci I Notave të përfituara nga Matura shtetërore sa vijnë e ulen. Vajzat dalin me rezultate më të mira se djemtë. Dhjetat sa vijnë e pakësohen cdo vit ndërsa mbizotërojnë notat pesa. Kalueshmëria tek maturantët ka ardhur në rritje ndër vite, por duket se e kundërta po ndodh me nivelin e njohurive.

“Matura shtetërore po prodhon më pak nxënës me 10 absolute. Raporti i fundit i Maturës shtetërore për vitin 2023 tregon një rënie të numrit të nxënësve që kanë marrë 10 krahasuar me vitin 2022”.

Ky rezultat vihet re më së shumti në lëndët bazë, atë të Gjuhës Shqipe dhe Matematikës. Në këtë të fundit me notën 10 janë vlerësuar 8.45% e nxënësve nga 11.06% të një viti më parë.

Nota mbizotëruese në Matematikë është 5 duke pësuar sërish ulje nga një vit më parë kur mbizotëruese ishte nota 6.

Ndërsa në Gjuhë Shqipe diferencimi në nota, vihet më shumë re, gjatë rezultateve vjetore.

Po ashtu raportet e fundit të maturës shtetërore po nxjerrin në pah se vajzat kanë rezultate më të larta se djemtë.

E ndërsa në Gjuhë Shqipe dhe Matematikë niveli i njohurive tregon rënie, e kundërta ndodh me gjuhën e huaj ku mbizotëron nota 10 me 23%.

Për të ndihmuar nxënësit në rritjen e nivelit, Ministria e Arsimit thotë se do të vendosë në dispozicion mësues për nxënësit me rezultate të dobëta.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X