Të dhënat e Censit të popullsisë do të publikohen në 28 Qershor, ndërkohë që databaza e plotë do të jetë në dispozicion të publikut në muajin tetor. Kështu ka deklaruar drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli në raportimin vjetor në Komisionin e Ekonomisë, ku pas pyetjeve të shumta për vonesën e rezultateve u shpreh se institucioni që ajo drejton është brenda afateve.
Dhuli vuri në dukje se të dhënat e Censit do të publikohen edhe në faqen e EUROSTAT-it, teksa pas këtij publikimi databaza e INSTAT do t’i rikthehet funksionalitetit me pasqyrimin e të dhënave.
Më 18 Shtator të vitit që lamë pas nisi numërimi i popullsisë dhe banesave, një proces ky që do të pasohet me censin e bujqësisë që do t’i shërbejë regjistrit të fermave, blegtorisë, vreshtarisë e druve frutorë.
Leave feedback about this