Media holandeze: Shqipëria, destinacioni i pushimeve
Aktualitet

Media holandeze: Shqipëria, destinacioni i pushimeve

“Kultura, tradita dhe uji i kristaltë janë ato që duan turistët holandezë”E radhës që i bën jehonë turizmit në Shqipëri është media holandeze “RTL Nieuës” e cila hapet me titullin kryesor; Destinacioni popullor i pushimeve në Shqipëri: ‘Holandezët duan një përvojë autentike’.

A do të jetë Franca, Spanja, Italia apo Shqipëria? Sipas agjencive të ndryshme turistike holandeze, Shqipëria po bëhet një destinacion gjithnjë e më popullor pushimesh. Që nga regjistrimet e reality showt me te famshem ‘Wie Is De Mol?’ vitin e kaluar, vendi ynë është aq i popullarizuar sa disa agjenci udhëtimesh janë mbushur plot me prenotime.

Shqipëria është një përvojë unike dhe destinacion i preferuar i turistëve nga Holanda dhe kërkesat për të vizituar Shqipërinë janë rritur me 50% më shumë sipas medias holandeze.

 “Reality show më i ndjekur në Holandë ‘Wie is de Mol?’ regjistrimet e të cilit u zhvilluan në destinacionet më të bukura të vendit tonë, ngjalli mjaft kuriozitet në sytë e publikut holandez, duke e kthyer Shqipërinë në një prej destinacioneve më të preferuara për t’u vizituar”.

Sipas medias “RTL Nieuës”, gjithnjë e më shumë turistët holandezë po kërkojnë diçka ndryshe nga destinacionet e zakonshme dhe duan një përvojë  autentike.

“Kultura, tradita, bujaria, mikpritja, uji  i kristaltë, ajri i pastër, Alpet e larta, kaltërsia e Adriatikut dhe Jonit, trashëgimitë kulturore të mbrojtura nga UNESCO si dhe kulinaria e pasur e kanë kthyer Shqipërinë në një prej destinacioneve më unike për t’u vizituar, një përvojë autentike jo vetëm për turistët holandeze, por për turistët nga e gjithë bota”, shkruhet ne artikull.

Shqipëria sipas prestigjiozit holandez “RTL Nieuës”, ka edhe një avantazh të madh për shkak të distancës jo të largët me avion nga Holanda.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X