Të gjithë ata që përfundojnë studimet e larta jashtë vendit, nga sot nuk do të enden më nëpër dyer të ministrisë apo shërbimeve postare për muaj të tërë për të kryer njësimin e diplomës me qëllim për të nisur punë në Shqipëri. Ata që përfundonin studimet e larta jashtë vendit, për të nisur punë në Shqipëri duhet më parë të njehsonin diplomën e tyre, proces që mund të kryhej edhe me postë nëpërmjet dorëzimit të dokumenteve të caktuara. Për ta bërë këtë, duhej një procedurë e ndërlikuar për një periudhë kohore që zgjaste nga 45 ditë deri në 6 muaj, pa llogaritur burokracitë, gabimet që mund të ndodhnin rrugës, vonesa apo dokumente mangët.Studentët që kanë përfunduar studimet jashtë vendit nuk do të kenë më probleme me diplomat. Në një prenoncim përmes rrjeteve sociale ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu bën me dije se studentët nuk do të presin më 45 ditët kalendarike të njësimit të diplomës po ky process do të bëhet brenda 5 ditëve.“Kemi vendosur të lehtësojmë procesin e njohjes dhe njësimit të diplomave për studentët që janë diplomuar jashtë vendit.Nga 45 ditë, në vetëm 5 ditë për ata që kanë studiuar në vendet e Bashkimit Evropian, SHBA, Britani të Madhe, Kanada, Japoni, Izrael, etj. dhe 30 ditë për të diplomuarit nga vendet e tjera” shkruan në rrjetet sociale ministrja e arsimit. Ministria e Arsimit ka publikuar procedurën e plotë që ndiqet për njehësimin e diplomave. Sipas Ministrisë së Arsimit në rastin e aplikimit online, aplikanti plotëson online aplikimin, si dhe dërgon në rrugë postare dokumentacionin përkatës (hard-copy) në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Në rastin e aplikimit vetëm në rrugë shkresore, aplikanti përcjell dokumentacionin në rrugë postare në MAS.
Aktualitet
Ministria e Arsimit Manastirliu: Lehtësohen procesi I njohjes së diplomave për studentët e diplomuar jashtë vendit.
- January 23, 2024
- 0 Comments
- 76 Views
Leave feedback about this