Miratohet udhëzimi për njehsimin e diplomave parauniversitare për nxënësit e ardhur nga jashtë vendit dhe refugjatët
Aktualitet

Miratohet udhëzimi për njehsimin e diplomave parauniversitare për nxënësit e ardhur nga jashtë vendit dhe refugjatët


Miratohen kriteret për njehsimin e diplomave parauniversitare për të rinjtë e larguar jashtë vendit me studime, por edhe për refugjatët e huaj.

Në fletoren zyrtare është botuar udhëzimi i Ministrisë së arsimit dhe Sportit “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të njëvlershmërisë së dëftesave dhe të diplomave të nxënësve të arsimit parauniversitar të ardhur nga jashtë vendit”.

Udhëzimi përcakton se formulari i aplikimit për dëftesat e përfundimit të arsimit bazë dhe dëftesa klase të arsimit parauniversitar plotësohet online në portalin e-Albania.

Aplikanti duhet të ngarkojë në format elektronik (PDF) dokumentacionin që përfshin: dëftesën e përfundimit të arsimit bazë, dëftesa klase, të lëshuara nga institucionet përgjegjëse për lëshimin e kualifikimit në vendin e origjinës, të pajisur me vulë apostile ose legalizim nga vendi i lëshimit, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë; ii. dokumentin e vijueshmërisë së klasës nëse nxënësi nuk e ka përfunduar klasën, të lëshuar nga institucionet përgjegjëse për lëshimin e kualifikimit në vendin e origjinës, të pajisur me vulë apostile ose legalizim nga vendi i lëshimit, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë; iii. fotokopjen e dokumentit të identifikimit.

Dokumentacioni shoqërues i kërkuar duhet të depozitohet detyrimisht në formatin elektronik gjatë aplikimit online, si dhe të dërgohet brenda 5 ditëve nga data e aplikimit online edhe në rrugë postare dërgohet në ZVAP dokumentacioni i specifikuar.

Për personat që kanë statusin e refugjatit aplikimi për njohjen dhe njësimin e dëftesës së përfundimit të arsimit bazë dhe parauniversitar nuk kryhet online. Aplikantët  duhet të dorëzojnë në ZVAP dokumentacionin, duke përfshirë  dëftesën e arsimit bazë, dëftesa klase të lëshuara nga institucionet përgjegjëse për lëshimin e kualifikimit në vendin e origjinës, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë; ii. dokumentin e vijueshmërisë së klasës nëse nxënësi nuk e ka përfunduar klasën, të lëshuara nga institucionet përgjegjëse për lëshimin e kualifikimit në vendin e origjinës, të njësuar me origjinalin (noterizuar), si dhe të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes të licencuar në Republikën e Shqipërisë; iii. fotokopjen e kartës së identitetit ose të pasaportës, ose dokumentin e lëshuar nga organet kompetente me anë të të cilit vërtetohet identiteti i tij; iv. dokumentin e lëshuar nga organet kompetente me anë të të cilit vërtetohet që personi ka fituar statusin e refugjatit, person i zhvendosur dhe person i ngjashëm me refugjatët.

Udhëzimi gjithashtu përcakton se refugjatët të cilët paraqesin dokumentacion të pjesshëm, ose nuk mund të paraqesin dokumente për të vërtetuar kualifikimet e tyre apo periudhat e studimit, kanë të drejtën e njohjes dhe njësimit brenda një afati të arsyeshëm të kualifikimit të tyre ose periudhave të studimit, me qëllim për të vazhduar studimet e mëtejshme, ose për t’u punësuar./MONITOR

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X