Mjekët e QSUT i shpëtojnë jetën 27-vjeçarit, kryhet për herë të parë në Shqipëri ndërhyrja e rrallë në zemër.
Shendetesi


Mjekët e QSUT i shpëtojnë jetën 27-vjeçarit, kryhet për herë të parë në Shqipëri ndërhyrja e rrallë në zemër.

Mjeket e Qendres Spitalore Universitare “Nene Tereza”, shpetojne jeten e te riut I cili vuante nga semundja e zemres. Diten e djeshme eshte kryer një ndërhyrje delikate që i ka shpëtuar jetën një 27-vjeçari , nga mjekët e shërbimit të Hemodinamikës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Cilesohet se për herë të parë në Shqipëri, si pasojë e ndërhyrjes që zgjati pesë orë, është vendosur aparati CRT-D dhe sonda subkutane për defibrilim kardiak.Jehones se operacionit te veshtire I eshte bashkuar dhe Ministria e Shendetesise e cila perms nje postimi shkruan: Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës në QSUT bëjnë mrekulli me një 27-vjeçar të cilit i shpëtojnë jetën, me një ndërhyrje të rrallë në zemër që zgjati 5 orë. Për herë të parë në Shqipëri u bë vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizimi dhe defibrilator i implantueshëm kardiak) si dhe vendosja e nje sonde subkutane për defibrilim kardiak. Pajisjet CRT-D janë pajisje shumë të kushtueshme dhe bartin një shkallë të lartë vështirësie për t’u vendosur, por falë investimeve të kryera në QSUT dhe kualifikimit të stafit mjekësor, u bë e mundur ndërhyrja delikate që rezultoi e suksesshme për të riun 27-vjeçar.Super punë e ekipit të mjekëve me Dr.Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina, stafit të infermierëve të Hemodinamikës me kryeinfermiere Ledja Grrica, dhe ndihmën e veçantë për anestezinë të Dr. Saimir Kuçi:. Perfundon postimi I misnistres. Urojme qe raste te tilla te ndodhin gjithmone qe bluzat e bardha te bejne punen e tyre me perkushtim e pasion.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X