Prej një muaji nga nisja e shpërndarjes së fishave të diabetit falas, kanë përfituar mbi 20 mijë persona mbi 65 vjeç. Mjekët e familjes shprehen se pacientët e konsiderojnë si një ndihmë të madhe marrjen e fishave falas. Specialistët theksojnë se pa kodin rimbursues nuk mund të përfitohen fishat, ndaj qytetarët duhet t’i drejtohen mjekut të familjes. Në vendin tonë numri i pacientëve me diabet u shtua pas pandemisë, tek disa persona ky problem u shfaq për herë të pare, ndërsa tek të tjerë gjendja agravoi ne menyre te menjehereshme. Diabeti nuk ndalet ne Shqiperi, rritet frikshem numri i pacienteve qe vuajne nga kjo semundje. Specialistët sqarojnë se diabeti po prek edhe moshat e reja dhe se pandemia çoi në një shpërthim të kësaj sëmundje që nuk ishte hasur më parë. Numri i personave me diabet në Shqipëri ka shënuar rritje të madhe vitet e fundit, bejne me dije ekspertet e fushes. Sipas tyre nga 6500 deri në 7500 raste të reja diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje, por sipas mjekëve kjo shifër mund të jetë më e lartë vitet e fundit. “Covid-19 ka çuar në shpërthim të diabetit edhe tek personat që nuk ishin më parë. Duhet të marrim për bazë edhe këtë ndikim të pandemisë tek sëmundjet kronike si shumë ndikime të tjera të saj në shëndet.”thekson Alban Ylli ekspert I ISHP.Jo vetem kaq por, në një kohë kur sëmundja e diabetit po konsiderohet një sëmundje në rritje, mjekët e kujdesit shëndetësor ngrenë alarmin për dëmet që shkakton diabeti në sytë e pacientëve, pasi 40% e tyre preken nga retinopatia diabetike dhe 1% e tyre janë të verbuar.Eksperti I ISHP z.Ylli thekson faktin se:“Personat që vuajë nga diabeti kanë dëmtime të retinës si pasojë e diabetit. Shanset që një person me diabet të tip 2 të zhvillojë retinopati janë 50% me 50%, ndërsa një person me diabet tip 1 që nis në fëmijëri shkon deri në 90%.”. Nga gjithe alarmi I mjekeve kemi dhe nje lajm te mire për personat mbi 65 vjeç që vuajnë nga kjo sëmundje, është se duke filluar nga muaji mars do të marrin fishat e diabetit falas. “Nga fundi i shkurtit ose në fillim të marsit do të nis rimbusimi i fishave. E rëndësishme është se nga viti në vit kemi një zgjerim të fashës dhe numrit të personave që përfitojnë.”, tregon per vizionplus mjeku endokrinolog Florian Toti.Mjeku shpjegon seNga kjo nismë do të përfitojnë 50 mijë të moshuar. Deri më tani qeveria rimbursonte fisha falas vetëm për të rinjtë deri në 25 vjeç.
Shendetesi
Në të gjithë vendin, mbi 20 mijë persona kanë përfituar falas, fishat e diabetit për pacientet mbi 65 vjeç.
- April 1, 2023
- 0 Comments
- 136 Views
Leave feedback about this