Në tre muaj, të ardhura rekord nga Turizmi
Aktualitet

Në tre muaj, të ardhura rekord nga Turizmi

Viti 2023 duket se do jetë një vit edhe më i mirë për turizmin në Shqipëri.Këtë lajm e bën me dija dhe të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë, të cilat tregojnë se prurjet e turistëve vetëm në tremujorin e parë të këtij viti arritën në 624 milionë euro. Parë kjo në raport më të njëjtën periudhë të një viti më parë flukset e vizitorëve të huaj u rritën me dyfishin e tristëve. Optimiste janë edhe të dhënat e INSTAT, pasi sipas tyre, gjatë katëmujorit të parë të këtij viti në vend kanë hyrë gati 1.7 milionë vizitorë të huaj, dyfish më shumë se një vit më parë. Vitin e kaluar prurjet e turistëve në vend arritën nivele rekord në 2.8 miliardë euro, ndërsa operatorët turistikë janë optimistë se shifrat do të jenë edhe më të larta këtë vit.Ndërkohë, të larta rezultojnë edhe shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit për qëllime turistike, pasi sipas statistikat të bankës së Shqipërisë në tre muaj kanë shpenzuar 435 milionë euro në udhëtimet e tyre.Pra nëse bëjmë një krahasim të diferencës së asaj që është shpenzuar jashtë nga shqiptarët dhe asaj që kanë sjellë turistët rezulton një suficit prej 189 milionë euro, kundrejt atij prej 86 milionë euro një vit më parë. Ndërsa daljet e shqiptarëve në pjesën e parë të vitit u rritën me më shumë se 30%, pasi numri i tyre në periudhën janar- prill arriti në 1.9 milionë.

.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X