Përdorimi i monopatinave në vendin tonë duket se nuk do të jetë më i mundur për të gjithë qytetarët.
Mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor po haton një projekt-draft, ku parashikohet të vendoset një limit moshe për përdorimi ne këtyre mjeteve, duke ndaluar fëmiëjt poshtë 16 vjeç t’i kenë ato.
Po ashtu, në këtë draft DPSHTRR, parashikon venodosjen e një kodi unik, të njëjtë me numrin e shasisë në automjete, edhe për monopatinat elektrike të cilat qarkullojnë në rrugë.
Veç kaskës mbrojtëse, në projektin për ndryshime në Kodin Rrugor po shqyrtohet mundësia që të tjera pajisje shtesë për sigurinë e përdoruesve të jenë të detyrueshme.
Në shumë raste, motorët elektrikë, të cilët kanë një fuqi motorike më të lartë se monopatinat dhe biçikletat, qarkullojnë në korsinë e dedikuar për këto të fundit, duke u bërë shkak për aksidente.
Prej muajit gusht 2023 kur ka nisur aplikimi i masave administrative për monopatinat elektrike deri më 5 janar 2024, janë vendosur 296 gjoba, duke përfshirë të gjitha shkeljet si; “mos qarkullimi në korsinë e duhur”, “kalimi me semafor të kuq” apo dhe “mosmbajtja e mjeteve mbrojtëse”.
Leave feedback about this