Nisja e vitit të ri shkollor/ Ekspertët: Duhet kujdes me fëmijet e klasave të para
Aktualitet

Nisja e vitit të ri shkollor/ Ekspertët: Duhet kujdes me fëmijet e klasave të para

Pas pushimeve të gjata verore, nxënësit po bëhen gati për rikthimin në shkollë me 11 Shtator. Këtë vit, rreth 29 mijë fëmijë pritet të provojnë për herë të parë ndjesinë e bankave. E ata që e përjetojnë më me ankth nisjen e shkollës janë pikërisht nxënësit e klasave të para.

Arjana Muçaj, psikologe:Pasi kanë një presion edhe më të madh nga ana e prindërve, sepse gjithmonë është prindi ai që e ngarkon më shumë emocionalisht, duke i thënë që duhet të mësosh më shumë, duhet të bëhesh më i urtë, më i vëmendshëm.

Për të qetësuar fëmijët para nisjes së klasës së parë, psikologët sugjerojnë disa këshilla për prindërit.

“Prindërit të jenë të qetë, të qetësojnë edhe fëmijët, t’i tregojnë që shkolla është një vend i dashur ku fëmija të shkojë me kënaqësi, ku mësuesi që do ta presë patjetër duhet të komunikojë me fëmijët, të flasë rreth ambientit.”

Rikthimi në ambientet e shkollës përjetohet jo me pak emocione edhe nga nxënësit e tjerë.

“Është njësoj sikur të rriturit të kthehen në ditën e parë të punës pas pushimeve, ashtu ndodh edhe për fëmijët. Ajo që është e rëndësishme është pritja e mësuesve, mënyra sesi ata ua servirin atë që do zhvillojnë gjatë gjithë vitit, të mos i ngarkojnë direkt me detyra.”

Në vitin e shkuar shkollor pati të regjistruar në arsimin parauniversitar rreth 433 mijë nxënës dhe fëmijë, rreth 21 mijë më pak se në vitin shkollor 2021-22.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X