Dhjetra pacientë, smarrin trajtim me kimioterapi nga mungesa e medikamenteve bazë në shërbimin e Onkologjisë në QSUT. Në këtë shërbim shënohet fluks për shkak të nevojave emergjente që kanë pacientët për të luftuar qelizat kancerogjene, ndërsa mjekët janë të detyruar t’i kthejnë në shtëpi për shkak të mungesave të ilaçeve bazë. Dyert e Onkologjikut janë të mbushura plot thuajse cdo dite. Por ditet që kanë fluksin më të madh të njerëzve janë fillmijava dhe fundjava. Pacientët që janë më larg kanë prioritet më shumë sipas rregullave të shkruara por që duket se nuk zbatohen. “Jam nga Korça, kam tre ditë që kam ardh për të bërë kimioterapinë por duket se ska ilace në QSUT, sepse nuk na e thonë shkakun vetëm se po na I shtyjnë ditët si me zor”, tregon Englantina Mancellari, vajza qe shoqëronte nënën e saj për të bërë kimioterapinë e radhës. Ndërkaq infermieret dhe mjekët vetëm lëvizin korridoreve të shqetësuar por kur vjen puna për të marrë një përgjigje për mungesën e ilaceve, ato “skanë tekst”, spergjigjen fare. E për cudi shikojmë intinerarin e familjes nga Korca e cila shoqëron të sëmurën dhe nuk gjen asnjë “derman” dyerve të spitalit. Englantina që shoqëron të ëmën duhet të jetë shumë e kujdesshme, pasi mamaja ka shumë kriza duhet ta monitoroj atë por edhe të eci pas dyerve te mjekëve dhe infermjerëve për të marrë ndonjë përgjigjë për kimioterapinë e radhës. “Mamanë e kam lënë në stol më shumë frikë. Tani po shkoj të flas me mjeken dhe më pas të pyes dhe farmacinë e spitalit. Jemi një familje që kemi lënë punën vetëm për të marrë këtë sherbim spitalor dhe këtë nuk po e marrim dot. Babai është jashtë sepse nuk na lejojnë brenda dhe ai ka lënë punën për këtë problem dhe shteti as që do tja dij për këtë target grup njerëzish që vuajnë spitaleve”, tregon Englantina e mbuluar me djers nga levizjet e shumta që bën. Ajo shton se shtyrjet e shumta të kimioterapisë nuk bëjnë mirë për ecurinë e pacientes dhe për këtë kanë dalë të kërkojnë ilacet në mënyrë private. “Babai po kerkon per ti blere privatisht po shumë shtrenjt, 1 flakon I tillë kushton nga 400 deri në 800 euro. Nderkaq për një muaj një pacienti I duhen deri në 7 flakona. Duke parë dhe buxhetin e familjes ne nuk kemi mundësi të përballojmë këto shpenzime”, tregon Englantina mes lotësh. Mungesa e medikamenteve tashmë është bërë publike kudo. Një mënyrë publikimi I ankesave është ajo përmes rrjeteve sociale ku njëra prej të sëmurave I ka shkruar ankesën e saj në faqen zyrtare të Olti Currit në të cilën shkruan: “Pershendetje Olti, po te shkruaj per nje rast qe po ndodh ne QSUT. Mungon medikamenti Velcade qe eshte kimioterapi per te semuret qe luftojne per jeten, ka disa dite mungese dhe pacientet nuk po marrin mjekim. Te gjithe rrezikojne jeten sepse kur fillohet nje kimio eshte e rrezikshme te zevendesohet me dicka tjeter. Mjeket ketu nuk na kane dhene asnje pergjigje se kur mund te vije, une kam prindin tim qe duhet te marre kete medikament. Kam pyetur ne farmacite afer spitalit dhe mund te blihet por 1 flakon kushton minimalisht 400-800 euro. Nderkohe ne nje muaj nevojiten deri ne 7 flakone dhe eshte shume e veshtire qe kjo situate te perballohet nga nje familje mesatare shqiptare. Do ju isha shume mirenjohese nese do mund ta publikonit si shqetesim per te ndihmuar jo vetem prindin tim Por shume paciente qe kerkojne shprese per te jetuar.Ju falenderoj shume. Kalofshi mire!”. “Kushtet janë skandal, mjerë ne që kemi halle”, tregon e shqetësuar një paciente. Mungesa e ilaçeve është një problem që është ngritur disa herë nga pacientët, por edhe nga vetë stafi mjekësor.
Nga nje investigim I thjeshtë rezulton se një pjesë e mirë e kimioterapive realizohen me ilaçe të blera nga vetë pacientët, kjo për shkak të mungesës së tyre në spitalin onkologjik. Ndërkohë, shumë prej këtyre ilaçeve janë pa pullën e Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave dhe megjithatë ato blihen nga pacientët dhe u jepen mjekëve për t’i trajtuar, duke qenë se vetë spitali nuk i siguron këto ilaçe. Lidhur me përgjegjësinë e shtetit, i cili sipas ligjit, duhet t’u sigurojë ilaçet të sëmurëve, dhe jo t’i detyrojë ata që t’i blejnë jashtë spitalit, as Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe as Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave nuk mbajnë asnjë lloj përgjegjësie.
Leave feedback about this