Pandemia e Covid-19 ndikimet negative tek fëmijët dhe adoleshentët.
Shendetesi

Pandemia e Covid-19 ndikimet negative tek fëmijët dhe adoleshentët.

Pasojat e Pandemisë së Covid19 si ndikuan tek fëmijët dhe adoleshëntët. Ku ishin ndikimet më të mëdha tek këta të fundit.

Janë 4 studime të realizuara nga organizata botërore e shëndetësisë, në europë, kanë nxjerr në pah, se 30% e grup-moshë, 11-15 vjeç kanë raportuar efekte negative në shëndetin mendor, ndërsa 16%  kënaqësi të ulët nga jeta. Studimet e realizuara për këtë target grup të fëmijëve nxorën në pah të gjitha ndikimet dhe pasojat negative që la pandemia.

Vajzat janë më të prekura.

Sipas ekspertëve, 38% e vajzave dhe 23 % e djemve të përfshirë në studim kanë  raportuar se Pandemia e COVID-19 kishte ndikuar negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e tyre mendore.

Ndërkohë që 17% e adoleshentëve raportuan ankesa të larta shëndetësore psikologjike. Kjo u rrit me moshën, veçanërisht për vajzat nga 14% që ishte në moshën 11 vjeç ajo u rrit në 31% në moshën  15-vjecare. Sa i takon pakënaqësisë nga jeta vërehet se ajo dyfishohet me rritjen e moshës. Mbyllja për një kohë të gjatë e shkollave, ndikoi ndjeshëm në arsimimin e adoleshentëve dhe i shtoi presionin e shkollës mbi ta.

I vetmi efekt pozitiv është përmirësimi i marrëdhënieve  me familjen dhe miqtë, si pasojë e kontaktit të ngushtë, për shkak të kufizimeve në lëvizje.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X