Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka paralajmëruar për emergjenca të tjera të mundshme për shkak të reshjeve të dendura që pritet të përfshijnë vendit. Në një deklaratë për mediat, Peleshi ka kërkuar që qytetarët të sinjalizojnë e raportojnë çdo emergjencë që lidhet me reshjet apo zjarret. Megjithatë, sipas tij autoritetet janë në gatishmëri për çdo situatë që mund të krijohet si pasojë e motit. “Kemi pasur reshje në veri mund të kemi situate lokale të daljes nga shtrati të lumenjve apo përrenjve për të shmangur humbjet e jetëve në fillim u bëj thirrje të gjithëve që të jenë të kujdesshëm. Pavarësisht se nga ulja e temperaturave këto ditë do të ketë edhe rritje të tyre ose mund të kemi një prani të madhe reshjes ndaj edhe dola në këtë komunikim publik. Forcat e Armatosura janë faktori kyç dhe ushtarakët tanë të palodhur janë në çdo situatë duke sakrifikuar për mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe të emergjencave që lindin”, tha ai. Në të njëjtën kohë, ai ka falenderuar Emergjencat Civile për gatishmërinë dhe punën e bërë për shuarjen e vatrave të zjarrit, duke nënvizuar se jetët e qytetarëve u mbrojtën. “Këtë vit mbrojtja civile ka funksionuar më së miri dhe kemi menaxhuar me sukses 465 vatra zjarri dhe kemi ruajtur objektivin primar nuk kemi asnjë jetë të humbur, kemi ruajtur pronat e shqiptarëve kemi ruajtur një pjesë të madhe të sipërfaqeve të pyjeve. Në Vlorë, Dibër dhe Fier vijojnë vatra aktive të zjarrit. Nga Frakulli ku filloi dhe sezoni i zjarreve situate ka qenë e vështirë po me shumë angazhim arritëm që ta shmangim, zjarri në Qeparo në një zonë të banuar dhe turistike, një tjetër zjarr delikat ishte ai pranë kishës së Laçit ku pati një përqendrim të madh të forcave përkatëse dhe në Shpirag ku fatmirësisht kemi arritur që ta shmangim. Zjarr kemi aktualisht në pyjet e Lurës”, shtoi ai. Instituti i Gjeo-Shkencave ka paralajmëruar se duke filluar prej orëve të para të së martës, në vendin tonë priten reshje me intensitet të lartë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë. Gjithashtu, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.
Aktualitet
Peleshi informon mbi situatën e reshjeve dhe zjarreve në vend: Mund të ketë emergjenca të tjera, po marrim masa
- August 29, 2023
- 0 Comments
- 113 Views
Leave feedback about this