Pensionistët dhe minatorët janë përplasur me policinë gjatë protestës para Kuvendit.
Aktualitet

Pensionistët dhe minatorët janë përplasur me policinë gjatë protestës para Kuvendit.

“Mos prek me dorë”, “Turp t’ju vijë”, u drejtohen protestuesit uniformave blu dhe gardistëve.Turma e protestuesve sa vjen dhe shtohe. Te gjithë kanë një qëllim të përbashkët dhe janë mbledhur për të protestuar për këtë të fundit. Ata thonë se janë ngritur në protesta për rritjen e pensioneve dhe statusin e minatorit. Në pamje shihet momenti teksa gardistët shtyjnë të moshuarit dhe nuk i lejojnë të afrohen drejt oborrit të Parlamentit.Protestuesit kërkojne të dalin perpara hyrjes së Kuvendit, por nuk lejohen nga Garda dhe efektivët e policisë.Ndërkohë në orën 10:00 pritet të nisë seanca parlamentare.

Sipas protestuesve, kjo nuk është një kauzë politike, prandaj nuk do të pranojnë asnjë figurë politike.

Pensionistët dhe minatorët janë ngritur në protestë dhe kërkojnë rritjen e pensioneve, por edhe miratimin e statusit të minatorit.

Ata kërkuan të futen edhe në seancë, por policia krijoi një kordon sigurie para parlamentit dhe për këtë arsye ka pasur dhe përplasje me forcat e rendit.

Një nga të moshuarit nga tensioni i krijuar është ndjerë keq dhe ka rënë përtokë, ndërsa qytetarët i kanë ardhur në ndihmë. 

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X