Makinat inteligjente zbulojnë dhe drejtuesit e automjteve debitorë ndaj gjobave në shtet.
Ky automjet tip “Volsvagen”, i cilli ra në rrjetën e makinës inteligjente të Drejtorisë së Transporteve Rrugore, rezulton debitor. Vetëm në 15 minuta, ku kamera e Tv Klan qarkulloi me ketë makinë, u evidentuan 40 raste kur drejtues automjetesh qarkullojnë në rrugë pa paguar taksën vjetore.
Endri Haxhiu, Zv/drejtor i DPSHTRR: Në vetëm 15 minuta, ne zbuluan 40 raste të automjeteve që rezultojnë debitore për taksën vjetore.
Ndërsa vetëm gjatë një dite në 2 orë monitorim, janë zbuluar mbi 300 raste të mjeteve që qarkullojnë në rrugë pa kolaudim, pa siguracion apo pa taksa.
“Makina ka arritur të evidentojë 10-12% të detektimit të mjeteve, konkretisht në 3600 raste janë detektuar rreth 392 raste me problematika të ndryshme. Më së shumti janë për mospagim taksash.”
Për të gjitha mjetet që qarkullojnë dhe rezultojnë me probleme, vendoset masa administrative nga Policia Rrugore.
“Në momentin që ky automjet evidenton mjetet në parregullsi duke cënuar sigurinë rrugore, automatikisht qytetarit i shkon gjoba tek e-Albania dhe përbën titull ekzekutv.”
Sipas të dhënave zyrtare, për shkak të automjeteve që qarkullojnë në mënyrë të parregullt në rrugë, shifra e debitit në Drejtorinë e Transporteve arrin në 10 mln Euro në vit.
“Afërsisht 55 mln Euro janë të ardhurat që gjeneron Drejtoria e Transportit Rrugor, dhe rreth 5-10 mln Euro janë mungesa të ardhura.”
Nën syrin e makinës inteligjente, janë edhe mjetet e transportit publik për transportin e udhëtarëve dhe mallrave.
Leave feedback about this