Manipuluan me sigurimin e makinës,prangosen  2 vëllezër nga Kosova: Shitën BMW X6 dhe e kallëzuan si të vjedhur.
Aktualitet

Manipuluan me sigurimin e makinës,prangosen  2 vëllezër nga Kosova: Shitën BMW X6 dhe e kallëzuan si të vjedhur.

Deshën të përfitojnë në mënyrë dyfishe me automjetin e tyre prangosen vëllezërit na Kosova. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të marrë nga dy shtetas, për vjedhjen e automjetit të tyre, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Insurance”. Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve nga Kosova, Selim Gashi 27 vjeç, dhe Benet Gashi, 21 vjeç, të banues në Finlandë. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit V. K., 49 vjeç, dhe I. K., 24 vjeç, të dy banues në Kavajë. Dy vëllezërit Selim dhe Benet Gashi kanë bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tyre BMË X6, të cilin e kanë shitur te shtetasit V. K., dhe I. K., me qëllim përfitimin e siguracionit të automjetit u bë publike në një kronikë në tvklan. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6800 euro dhe pjesët e automjetit që janë gjetur në një pikë shitjesh automjetesh, në Kavajë./

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X