Dixhitalizohen metodat e mesimdhenies. Qe sot e tutje regjistrat tradicionalë në shkolla, gradualisht do të zëvëndësohen nga regjistrat elektronik. Kete semester prindrit u njohen per here te pare me risine e platformes SMIP .Platforma SMIP ku prindërit morën notat e semestrit të parë për fëmijët e tyre dhe u njohen me detaje te imtesishme ne te gjitha lendet perkatese ku femijet jane vleresuar. Koordinatorja e SMIP në shkollën 9- vjeçare “Vëllazëria” tha se veç notave të semestrit të parë, platforma po përditësohet. Mësuesja, Edlira Fregjaj, duke qenë se është dhe kordinatore e programit SMIP për shkollën, tha se u ka dhënë ndihmë edhe prindërve që kanë hasur vështirësi. Ndërsa drejtorja e shkollës tha se edhe vështirësitë kanë qenë të vogla. SMIP është sistemi kombëtar i të dhënave për arsimin parauniversitar në vend.
Aktualitet
Platforma Smip zevendeson regjistrat tradicional ne shkolla.
- February 9, 2023
- 0 Comments
- 293 Views
Leave feedback about this