Sezoni turistik tashmë ka nisur zyrtarisht prej 2 muajsh në Velipojë. Pushuesit janë të shumtë ku si çdo vit rekordi mbahet nga shqiptarët e Kosovës. Por edhe ky vit ka nxerrë në pah problematika.
Euroneës Albania bëri një vëzhgim në plazhin e Velipojës ku bie në sy mungesa e vrojtuesve, kryesisht në hapësirat publike.“Mungesa e rojeve bregdetare vijon të jetë një problem shqetësues në plazhin e Velipojës. Më problematike paraqitet situata në hapësirat publike, ku bashkia e Shkodrës duhet të kishte punësuar vrojtues në kullat e vrojtimit, por mesa duket një gjë e tillë nuk ka ndodhur”- tha gazetari Teodor Gjerga.
Kjo është kulla e vrojtimit në një nga hapësirat publike në plazhin e Velipojës.
Pushuesit kryesisht nga Kosova e cilësojnë këtë si problematikë shqetësuese ndërsa kërkojnë që të zgjidhet pasi nuk ndihen të sigurt.
Ndryshe paraqitet situata në plazhet private ku kriter për të marrë lejen e biznesit duhet që këto subjekte të kenë dhe rojen bregdetare.
Në Velipojë janë rreth 65 biznese të cilat shfrytëzojnë hapësirën bregdetare dhe kanë kulla vrojtimi ndërsa fatmirësisht për këtë sezon turistik nuk ka pasur asnjë humbje jete në plazhin e Velipojës.
Leave feedback about this