Policia kufitare ka ushtruar kontrolle në të gjithë hapësirën ujorë të vendit me qëllim parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve nga mjetet lundruese.Në kuadër të këtyre kontrolleve nga porti i Durrësit në Vlorë, janë bllokuar 20 mjete të tjera lundruese, prej tyre 16 nga DVKM Vlorë dhe 4 nga DVKM Durrës. Mjetet e bllokuara: 10 Jet Ski, 7 skafë dhe 3 gomone. “Shkeljet e konstatuara janë lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar, tejkalim i kapacitetit të mbajtjes së personave në bord, mosregjistrim i pronësisë mbi mjetin lundrues dhe mungesë dokumentacioni. Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000-100 000 lekë të rinj”, bëri me dije policia.
Aktualitet
Policia kufitare sekuestron 20 mjete lundruese nga Vlora në Durrës
- July 15, 2023
- 0 Comments
- 113 Views
Leave feedback about this