Qeveria, projektligj për ndërtimet e konfiskuara.
Aktualitet

Qeveria, projektligj për ndërtimet e konfiskuara.

Ndertimet e paligjshme kane qene fokus I punes se Qeverise. Konkretisht prej gati 7 muajsh qeveria ka nisur aksionin për goditjen e paligjshmërisë në ndërtime, çka ka sjellë edhe konfiskimin e një numri të madh pallatesh, kryesisht në kryeqytete. Për të përcaktuar mënyrën e menaxhimit dhe përdorimit të këtyre ndërtimeve, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur në konsultim publik një draft-ligj, i cili së shpejti do të kalojë për miratim në qeveri. Sipas projekligjit, shteti mund t’i shesë ndërtimet e konfiskuara përmes një ankandi publik, ndërsa një pjesë tjetër mund t’i shfrytëzojë për nevoja të strehimit social apo për interes publik. Pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës do të krijohet Komisioni i Objekteve të Konfiskuara që do përcaktojë edhe mënyrën e administrimit të tyre. Në projektligj thuhet se pronarët e truallit nuk kanë të drejta mbi pjesën e objektit të ndërtuar në tejkalim të lejes, por mund të marrin pjesë në programin e shitjes së objekteve të konfiskuara në cilësinë e subjekteve me të drejtë parablerje.Vlerësimi i objekteve të konfiskuara do bëhet nga ekspertë në përputhje me vlerën reale të tregut .Fondi që do krijohet nga ndërtesat e konfiskuara në fund të vitit buxhetor do transferohet në një llogari të veçantë në Bankën e Shqipërisë. Gjatë vitit 2022 Këshilli Kombëtar i Territorit ka konfiskuar 22 ndërtime të kryera në shkelje të lejes.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X