Emigracioni një problem shumë I rëndësishëm që ka prekur gjithë botën dhe pol ë pasoja shumë të mëdha tek fëmijët. Emigracioni mbetët një sfidë jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën. Sipas një raporti të fundit të Bankës Botërore mbi 184 milionë njerëz ose 2.3% e popullsisë së botës, sot jetojnë jashtë shtetit të tyre të origjinës. Pothuajse gjysma e tyre janë nga vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Raporti i Bankës Botërore për emigracioni del në përfundimin se emigracioni sjell efekte mjaft negative edhe kur anëtarët e familjes përfitojnë nga remitancat e dërguara prej emigrantëve. Emigrantët shqiptarë dërguan 834 milionë euro gjatë vitit të shkuar, niveli më i lartë prej 2008-s. Ato janë burimi i vetëm financiar për gati 26 për qind të familjeve shqiptare, duke mbajtur gjallë konsumin përmes përfshirjes financiare të popullatës, por duke dekurajuar punësimin. Duke iu referuar Shqipërisë, raporti thekson se largimi i prindërve në emigrim prek drejtpërdrejtë fëmijët në sferën sociale. Ata e frekuentojnë më pak shkollën si dhe kanë mirëqenie të dobët. Më tej theksohet se ata kanë probleme me sjelljen si dhe gjendje të rënduar emocionale. Vendet me të ardhura të mesme të larta kanë numrin më të lartë të emigrantëve por në kontrast vendet me nivele të mesme të ardhurash si Shqipëria dhe Republika Domenikane, kanë normat më të larta të emigrimit ne krahasim me vendet e tjera te botes. Migrimi ekonomik është i lartë, duke e privuar më tej vendin nga talentet dhe fuqia punëtore. Për ata që qëndrojnë, cilësia e jetës është gërryer në zonat urbane, analizon Banka Botërore.
Aktualitet
Raporti i Bankës Botërore: Emigrimi i prindërve lë pasoja të rënda tek fëmijët shqiptarë, shfaqin probleme me sjelljen
- May 4, 2023
- 0 Comments
- 140 Views
Leave feedback about this