Reduktohen urbanë t e linjave në kryeqytet. Duhet të presë sh më shumë së 30 minuta pë r të marrë urbanin që të duhet.Jo vetë m kaq por sipas pë rfaqë suesve të shoqatë s së transportit public cmimi I biletë s do të dyfishohet. Përfaqësuesi i shoqatës së transportit publik, Kostandin Foni foli në lidhje me situatën transportit publik në vend. Në një intervistë televizive ai theksoi se katër linja deri më tani kanë falimentuar.Sipas tij, nëse vazhdon e njëjta situatë çmimi i biletës së urbanit mund të rritet.“Katër linja kanë falimentuar. Ky shërbim nuk është rentabël në rast se nuk ka një mbështetje financiar. Këtë e thonë dhe vetë ekspertët e Bashkisë, duke thënë se ky shërbim ka nevojë për mbështetje financiare. Nga ekspertët tanë që kemi komunikuar dhe kemi bërë të gjitha analizat për çmimin e biletës, çmimi duhet të shkojë drejt dyfishimit. Nuk e vendosin operatorët çmimin e biletë, operatorët propozojnë. Në rastin konkret, ku Bashkia nuk do të ndikojë në xhepat e qytetarëve dhe operatorët nuk duhet të ndryshojnë, por duhet të rimbursohet vlera e çmimeve që është rritur”- tha ai.
Aktualitet
Reduktimi i numrit të urbanëve, përfaqësuesi i transportit publik del me paralajmërimin: Çmimi i biletës do shkojë drejt dyfishimit
- August 1, 2023
- 0 Comments
- 154 Views
Leave feedback about this