Shqipëria, sipas ekspertëve të shëndetit ka arritur pikun e qarkullimit të gripit gjatë fundmuajit janar . Kjo favorizuar dhe nga moti i ftohtë dhe luhatjet e mëdha të temperaturave. Në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore gjatë këtij muaji numri i thirrjeve ka arritur mbi 27 mijë për shkak të problemeve të shkaktuara nga infeksionet respiratore.
“Nga 1 janari deri më tani janë mbi 27 mijë thirrje nga të cilat janë bërë 7 mijë vizita që i bie 350 vizita në ditë”, thotë Skënderj Brataj, drejtor i qendrës Kombëtare të Urgjencës.
Referuar Europës, shefi i urgjencës kombëtare thotë se në fillim të muajit shkurt do të nisë zbritja e kurbës.
“Në qoftë se Europa pati javën e fundit të 2023 kulmin, e cila zbriti në javën e parë të janarit në 17.5 dhe sot është 14.5. Këtë jave po shkojmë drejt sheshimit dhe fillon pastaj ulja e numrit të të infektuarve nga gripi por ruhuni nga viruset e tjera. Është australiani H3n1 ose H1n1 ose grip i llojit A disi edhe gripi B në një përqindje më të ulët, të gjithë janë në lojë dhe kush është më i forti sigurisht që mbizotëron”, shprehet ai.
Zgjatja më shumë në kohë e simptomave apo temperatura shumë e lartë ka bërë që bluzat e bardha ta konsiderojnë virusin e gripit këtë vit paksa më agresiv, ku më të prekur mbeten fëmijët.
“Fashat më të prekura janë nën 5 vjeç, sepse janë fëmijë me imunitet të dobët. E njëjta gjë vihet re edhe në trendin Europian ku gati 31% janë fëmijë nën 5 vjeç”, thotë Brataj.
Leave feedback about this