Sëmundjet e rënda të veshkave te fëmijët, mjeku: 9 raste gjatë verës, 7 u shëruan
Aktualitet

Sëmundjet e rënda të veshkave te fëmijët, mjeku: 9 raste gjatë verës, 7 u shëruan

Temperaturat e larta favorizojnë sëmundjet e rënda të veshkave tek fëmijët.Në një intervistë për Euroneës Albania mjek nefrolog në shërbimin e pediatrisë në QSUT, Diamand Shtiza shprehet se në periudhën e verës rastet komplikohen, për shkak të mikrobeve dytësore që çojnë deri në ndalimin e punës së veshkës“Diagnoza  më e shpeshtë është sindromi hemolitik uremik, i cili ndahet në dy forma tipike dhe atipike. çdo vit kemi raste të tilla, por në vitin që jemi janë paraqitur 9 raste, nga të cilat 7 janë përmirësuar dhe 2 i kemi ende në ndjekje”, tha mjeku. Këto sëmundje të ndikuara nga mikrobe prekin kryesisht të vegjlit. Përfshirja e tyre në dializë rrit riskun edhe për fatalitet. Sipas të dhënave globale, në të tilla raste vdekshmëria është 15%.“Dominojnë moshat e vogla 2 deri në 3 vjeç, të cilët dhe prognozën e kanë më të rëndë, por kemi pasur dhe fëmijë 6 vjeç”, tregon mjeku. Incidenca e këtyre sëmundjeve sipas mjekut është 2-3 për 100 mijë banorë. Sa i takon të tjera sëmundjeve të rënda në veshka, kemi edhe ato që vijnë në lindje. Të dhënat kombëtare flasin se për 1000 lindje të gjalla kemi 3 deri në 6 fëmijë me defekte ne veshka.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X