Mushkonjat apo insektet mund të kthehen në shqetësim serioz edhe këtë vit në zonat turistike, për shkak të vonesës së procesit të dezinsektimit sipas ekspertëve. Specialistët shprehen se fillimi i muajit Maj është koha më e përshtatshme për kryerjen e këtij procesi për t’i kapur insektet në fazë larve, ndërsa pas kësaj periudhe ulet efektiviteti.Procesi i tenderimit për dezisektimin publik në zonat bregdetare dhe urbane ka nisur në muajin Prill dhe aktualisht është në mbledhjen e ofertave. Ndërkohë pushuesit gjithmonë e më shumë po frekuentojnë plazhet, por procedurat për dezinsektimin pritet të përfundojnë gjatë këtij muaji.Edhe vitin e kaluar, turistët patën ankesa të vazhdueshme për mungesën e dezinsektimit për shkak të vonesave dhe burokracive sa i përket tenderimeve. Për të frenuar largimin e pushuesve bizneset janë të detyruara ta kryejnë privatisht dezinsektimin.
Aktualitet
Sezoni turistik hap dyert, dezinsektimi në bregdet s’ka nisur.
- May 7, 2023
- 0 Comments
- 110 Views
Leave feedback about this