Shifrat e EUROSTAT për azilkërkuesit në BE: Shqiptarët preferojnë Francën, Gjermaninë e Italinë
Aktualitet

Shifrat e EUROSTAT për azilkërkuesit në BE: Shqiptarët preferojnë Francën, Gjermaninë e Italinë

Tetori që lamë pas shënoi numrin më të lartë të azilkërkuesve në shtetet e BE, me 114 830 kërkesa, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT konfirmojnë se sirianët përbëjnë grupin më të madh të njerëzve që kërkojnë azil, pasuar nga turqit e afganët. Të katërtit renditen shqiptarët.

Të dhënat e Agjencisë Europiane të Azilantëve bëjnë të ditur se për periudhën janar-nëntor 2023, aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë arrijnë në 8.575, ndonëse me një rënie prej 0.4%.

Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për azilantët shqiptarë, duke shënuar rritje të ndjeshme në krahasim me muajt e verës. E njëjta tendencë u shënua dhe për Gjermaninë, ku pas një rënieje në verë, u konstatua rritje në tetor e nëntor. Sipas të dhënave të EUROSTAT, për gjithë 11 mujorin, Franca priti 43% të aplikimeve, e ndjekur nga Gjermania, me 27% dhe 18.5% në Itali.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X