Shqipëri, burrat paga mujore me te larta se sa gratë.
Aktualitet

Shqipëri, burrat paga mujore me te larta se sa gratë.

Në Shqipëri një burrë merr pagë mujore me shumë se sa një grua. Hendeku gjinore ne page eshte kapur nga nje ankete e bere nga INSTAT. Ne kete ankete thuhet se në vitin 2020, paga mesatare bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri është 53.662 lekë; Rroga mujore per burrat eshte 55.317 lek  dhe 51.679 për gratë. Hendeku gjinor në pagë pasqyron pabarazitë gjinore lidhur më pagën e burrave dhe grave. Diferenca midis pagës mund të shpjegohet më karakteristikat e burrave dhe grave në arsim apo eksperiencë pune, apo me preferencat në sektorë apo në profesione (sektorë apo profesione të caktuara mund të preferohen më shumë nga gratë krahasuar me sektorë të tjerë). Si pasojë, hendeku gjinor në pagë lidhet më një sërë faktorësh social, kulturor dhe ekonomik në një shoqëri. Ky hendek gjinor në pagë mund të përbëjë incidencë më të lartë për varfëri, në përfitime më të ulëta, mundësi më të ulëta për të kursyer dhe investuar.

Hendeku gjinor në paga në vitin 2020 është 6,6 %. Pra burrat kanë një pagë mesatare mujore bruto 6,6 % më të lartë sesa gratë. Krahasuar me vitin e mëparshëm, në vitin 2020 vihet re një ulje e hendekut gjinor në paga me 3,5 pikë përqindje.

Në këtë vit, sektori ekonomik, në të cilin hendeku gjinor në paga është më i lartë, është sektori i Prodhimit, ku vlera e H.Gj.P arrin në 24,9 %. Ndërsa sektori ekonomik ku H.Gj.P arrin vlerën më të ulët, prej (-5,9 %), është sektori i Ndërtimit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X