Partitë politike janë ato që Shqipëria duket se i me shumicë ku sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) numri i tyre ishte të paktën 132.Kjo është shifra e marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës. Raporti vjetor i vitit 2022 i KQZ që ka në fokus ndër t ë tjera edhe procesin e vlerësimit të pasqyrave financiare të partive politike të regjistruara dhe auditimin tregon se për shumicën e partive procesi ka rezultuar pa sukses për shkak të mungesës së adresave të sakta. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në fillim të vitit kalendarik i ka dërguar një shkresë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në të cilën është kërkuar numri i partive politike të regjistruara në Gjykatë. Referuar shkresës të ardhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, partitë politike të regjistruara pranë Gjykatës janë 132 (njëqind e tridhjetë e dy). Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar partive politike të regjistruara në regjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku i ka njoftuar për detyrimin që kanë për të dorëzuar raportet financiare vjetore në KQZ. Nga 132 (njëqind e tridhjetë e dy) parti politike të cilave ju dërgua njoftimi, 37 (tridhjetë e shtatë) parti politike e kanë marrë njoftimin ndërkohë që për 95 (nëntëdhjetë e pesë) parti politike është kthyer zarfi për shkak të adresës së pasaktë” thuhet në raport. Duke u ndalur me në detaj sa i takon auditimit KQZ raporton se me vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, u caktuar 4 (katër) ekspertë kontabël të licencuar për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për vitin kalendarik 2021 nga 132 parti politike. “Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u dorëzuan 132 raporte auditimi, nga audituesit ligjor. Nga këto 132 raporte kemi: – 20 raporte auditimit, të dorëzuara nga audituesit ligjor në përputhje me formatin e miratuar nga KQZ, për të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga partitë politike për vitin kalendarik 2021” nënvizon raporti. Ndërkohë janë dorëzuar edhe dy deklarata nga kryetarët e partive politike të cilët i kanë deklaruar audituesve ligjorë që nuk kanë pasur asnjë të ardhur apo shpenzim për viti kalendarik 2021. Të paktën 8 parti politike rezulton se e kanë marrë njoftimin nga audituesit ligjor, por nuk kanë kontaktuar me këto të fundit kurse 5parti politike nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me audituesin ligjor duke refuzuar të japin informacion lidhur me raportet financiare. Gjithashtu 17 parti politike nuk janë audituar nga audituesit ligjorë pasi rezulton se këto parti politike i kanë pasqyrat financiare zero. Shumica, plot 80 parti politike rezultojnë pa adresë të saktë pasi audituesit ligjorë i kanë dërguar shkresë për fillimin e procesit të auditimit dhe shkresa i është kthyer nga posta./Monitor/
Aktualitet
Shqipëria me 132 parti politike, KQZ pas auditimit financiar: Shumica s’kanë adresë
- April 19, 2023
- 0 Comments
- 133 Views
Leave feedback about this