Saranda, një mrekulli me plazhe, ujë të kaltër e me rërë të imët.
“Është e mrekullueshme. Është një plazh i pabesueshëm. Ka një cilësi dhe pastërti të ujit që të lë pa mend.”
Në 10 të mëngjesit është e pamundur të gjesh çadër.
Këtë plazh që ngjan me një parajsë, Fabris, ky sipërmarrës nga veriu i Francës e ka zbuluar 4 vjet me parë dhe që atëherë e frekunton për çdo verë.
Ai thotë se këtu gjen plazhe të mrekullueshme, ushqimi nuk kushton shtrenjte dhe po ashtu as aktivitetet e tjera.
Saranda, që është në mes të zhvillimit, apo plazhet fqinje më të egra të Dhërmiut, janë plazhet më në modë. Këtu, turistë nga e gjithë bota, vijnë për të përfituar nga ky mjedis idilik.
“Hotelet janë të mrekullueshme. Janë 25 % më lirë se në vendet e tjera turistike. Shqipëria është si Kroacia 20 vjet më parë.”
“Kankuni apo plazhe të tjera ku kam qenë, nuk krahasohen me këtu.”
“Çdo gjë këtu është mrekulli.”
Shqipëria është një ndër destinacionet tendence në Europë. Gati 2 orë me avion nga Franca, ky vend ka gjithçka për t’u kënaqur.
“Për mua ka të njëjtët peizazhe si Greqia.”
Vitin e kaluar, afro 50 mijë francezë e zbuluan këtë parajsë sekrete për pushime ëndrrash.
Nga ata që duan aventurën apo ata që janë të apasionuar për natyrën, Shqipëria ofron aktivitete për të gjithë. Dhe agjencite turistike e kanë kuptuar këtë. Saranda është pak a shume si nje “Cot d’Azyr” e vogël e Frances.
Zhyljeni shërben si guidë për ata që duan udhëtime turistike me emocione të forta.
Nëse reputacioni i saj lë ende për të dëshiruar, Shqipëria ka ditur të kuroje imazhin e saj. Beronzhé eshte sot ambasadori më i mirë. Ai është instaluar në Shqipëri shumë kohë më parë, thuajse para 15 vjetesh.
Plazhet e panjohura, malet e gjelbërta e kanë joshur Fabrisin. Që prej investimit të tij të parë, ai kalon 4 muaj në Shqipëri çdo vit.
Për shumë javë me radhë ne kemi ndjekur këta franceze që nuk njihen me njeri – tjetrin, por që kanë të gjithë një të përbashkët: janë tërhequr nga sharmi i mrekullive te fshehura të Ballkanit.
Saranda, që ndodhet vetëm 45 minuta larg kufirit me Greqinë,është pak a shumë nje “Cot D’Azyr” e Shqipërisë.
Në katin e tretë të kësaj ndërtese Frabrise ka bërë investimin e tij të parë.
“Është parajsë. Ka gjithçka që duhet. Është si një ëndërr kur zgjohesh në mëngjes, me pamjen nga deti.”
Nje projekt ëndrrash, 200 metra katrore, që Fabrice e ka paguar vetëm 139 mijë Euro.
“Nuk e di sa do të kushtonte kjo në jug të Francës. Do të ishte e pamundur për një francez të shtresës së mesme. Këtu në Sarandë mund të blini apartamente me 600 euro metër katrorin.”
Fabris e prenotoi apartamentin e tij 5 vjet me parë dhe e nuhati që ishte me leverdi. Por nëse Fabris është vendosur në bregdet, një tjetër francez u dashurua me sharmin e Tiranës. Beranzhé që është rritur në Nonsi, e njeh qytetin si xhepat e tij. Ai ka anegdoda për çdo rrugë.
“Kjo është lagjja në të cilën kam banuar për herë të parë në Tiranë. E kam pasur shtëpinë aty, te ajo dritarja.”
Francezi pati një dashuri me shikim të parë për vendin në vitin 2002 kur erdhi të kalonte pushimet tek një miku i tij shqiptar.
“U hap dera e avionit, dola dhe ndjeva diçka dhe e adhurova menjëherë vendin, njerëzit, ambientin dhe mikpritjen.”
U bënë 15 vjet që ai ka lënë gjithçka për të jetuar në Tiranë. Rrugë pas rruge, ai ka mundur të shohë metamorfozën që ka pësuar qyteti.
“Shqipëria është një vend që ka ndryshuar shumë, sidomos kryeqyteti, Tirana. Prova, për shembull, është kjo ndërtesë, e cila nuk ka ekzistuar kur kam ardhur unë. As kjo tjetra.”
Pasionin e ti për Shqipërinë Beranzhe ka vendosur ta ndajë, duke ngritur një agjenci turistike. Sot ai është një ndër francezët më të njohur të vendit.
Por edhe pse Shqipëria është shndërruar në atdheun e tij të ri, ai ka ndonjëhere mall për vendin. Atëherë ai shkon te Mari Tereza, një patriote që jeton po ashtu në kryeqytetin shqiptar.
Pastiçeria e Mari Terezes në zonën e ish-blloku në kryeqytet është një institucion.
“Është një cep i vogël i Parisit, pothuaj një ambasadë e vogël.”
Kjo është pastiçeria e vetme franceze që ka Tirana.
“Ëmbëlsirat janë si në Francë, madje më mirë se në disa vende atje. E thonë turistët francezë që vijnë këtu, jo unë.”
Beranzhe, më shumë shqiptar sesa francez, i njeh pothuaj të gjithë. Ai do te pritet nga princi i Shqipërisë.
Në Shqipëri, gjurmët e diktaturës janë ende të pranishme. Në Tiranë, Beranzhe ka një takim të rëndësishëm me një nga viktimat e regjimit.
“Jemi në qendër të qytetit dhe do të shkojmë në Pallatin Mbreteror shqiptar.”
Ai do te pritet nga princi shqiptar, Leka i Dytë.
“Ajo që na miqësoi ishte organizimi i një udhëtimi për një familje të madhe franceze, e cila kishte lidhje me familjen mbretërore shqiptare.”
Por në pallatin mbretëror shqiptar s’ka as roje sigurie dhe as personel apo karroca.
Shqipëria dhe Franca kanë një të veçantë tjetër dhe daton që në kohën e të parëve të Princit.
“Kjo është gjyshja ime.”
“Po, Geraldina. Ajo e kishte familjen në Francë, apo jo?”
“Po, kishte familjarë në Francë, në Marsejë.”
Gjatë viteve të komunizmit e gjithë familja mbretërore u përzu nga vendi. E detyruar të jetojë në mërgim, ajo është kthyer në Shqipëri 20 vjet më parë.
Lorenën që ka mbërritur natën në Tiranë, kjo është hera e parë e saj në Shqipëri.
“Jam vetëm. Është qytet i madh, i zhurmshëm dhe ka shumë njerëz jashtë. Nuk e prisja.”
Lorena ka ardhur për të shëtitur. Do të vizitojë çdo ditë një qytet. Ajo do të udhëtojë me një grup prej 10 vetësh që vijnë nga vende të ndryshme të Francës dhe që nuk njihen me njeri – tjetrin.
Destinacioni i pare eshte Kruja.
Me tutje, Elbasani, qytet i cili ishte dikur djepi i industrise së Shqipërisë komuniste që diktatori Enver Hoxha drejtoi me grushtin e hekurt. Zhyljeni ka ardhur nga Franca pikërisht për të vizituar atë çfare ka mbetur nga Metalurgjiku. Ai do ta kaloje natën në një bunker të vjeter.
Shumë larg detit, Zhyljeni niset për të vizituar Parkun Kombëtar të Vjosës, ne jug-lindje të vendit.
“Këtu jemi në ujërat termale të Bënjes dhe gjendemi mbi një urë të periudhës otomane, me pamje përballë malit të Nëmërçkës.”
Në këtë dekor përrallor, Zhyljeni nuk mendohet gjatë për t’u zhytur me kokë.
Ky vend, larg turizmit të masës, është një perlë e vogël, e dashur për shqiptarët.
Vjosa, një lumë i mbrojtur, është sot më i egri në Europë. Aty mund të bëhet rafting, një aventurë që zgjat deri në dy orë.
Zhyljeni do t’ia propozojë këtë edhe kompanisë së tij.
Pas aventurave në Vjosë, pak pushim për Zhylenin dhe guiden e tij, Eduardin. Pak kilometra me tutje vjen Korça. Ata kanë takim me një shef kuzhine pak të veçantë.
Zhan Pierr është instaluar këtu nga dashuria, ka 9 vjet. Dikur pronar i një restoranti në veri të Francës, tani ka këtu një adresë të re.
Disa kilometra me larg, Beranzhe po përpiqet të realizojë projektin e jetës. Për këtë ai ka bredhur të gjithë vendin, në kërkim të dickaje të leverdisshme. Është thuajse ekstremi jugor i Shqipërisë. Pas kësaj vjen Greqia.
Në Leshnicë ai do të vizitojë diçka të veçantë. Por përpara kësaj, siç e kanë zakon shqiptarët, ai duhet te haje dhe te pije nje gote raki.
Ai kërkon këtë ndërtesë të braktisur në mes të natyrës. Është një shkollë e vjetër që ai dëshiron ta shndërrojë ne hotel.
Eduardi po i zbulon Zhyljenit liqenin e Prespës dhe biodiversitetin e tij unik. Liqeni, dikur ishte një territor i ndaluar, duke qenë në kufi me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sot ai kërcënohet nga ngrohja globale. Ky dekor i virgjër është lumturia e Zhyljenit, i cili thotë se ky vend mund të përdoret për të zhvilluar programe të tjera dhe për t’ua propozuar klienteve si destinacion turistik.
Ai do ta kaloje natën në Pustec, pranë një familje, që i hap dyert vazhdimisht për turistët e huaj.
“Ça gjuhe flet ti? Banori: flas rusisht”
Por ka një gjuhë universale, ajo e dollive. Tek kjo familje ai do te provoje edhe ushqimet tradicionale, si byreku.
Në veri, grupi i Lorenes do të zbuloje një prej liqeneve më të bukur të vendit, atë të Komanit dhe lumin e Shales.
Që në hapat e parë, Zhan Batist, pjesë e grupit, është i mrekulluar nga uji i kaltër dhe i ftohtë.
Pas një jave, ku shpenzuan shumë më pak se në Francë, ata nisen duke lënë pas një buzëqeshje dhe premtimin për t’u riparë.
Këtë vit pritet që Shqipërinë ta vizitojnë 10 milionë turistë.
Leave feedback about this