Shqiptarët sigurimin e jetës ja lënë fatit, shpenzojnë vetëm 5,2 euro për frymë ne vit.
Sigurime të Detyrueshme

Shqiptarët sigurimin e jetës ja lënë fatit, shpenzojnë vetëm 5,2 euro për frymë ne vit.

Edhe pse kanë kaluar vitet e tmerrshme të pandemisë shqiptarët sërish sigurojnë  makinën me dëshirë ndërsa jëtën të detyruar nga marrëdhëniet me bankat. Ndërsa për sëmundjet  është luks që të bëjnë kartat e shëndetit. Mund të paguajnë më shumë siguracione se më pare për makinat, por ende akoma shumë pak për jetën dhe shëndetin e tyre. Kjo është situata që po e karakterizon tregun e sigurimeve në Shqipëri edhe gjatë këtij viti. Shqipëria, sipas statistikave zyrtare, gjatë vitit 2022 kishte një popullsi prej 2,812,000 banorësh. Bazuar në këtë shifër dhe në raportin e AMF, rezulton se shpenzimi mesatar për frymë në Sigurimet e Jetës është vetëm 5,2 Euro. Kultura dhe përgjegjësia për t’u siguruar mes shqiptarëve ngelet e ulët edhe pse kanë kaluar një tranzicion me shume se 30 vjecar në këtë treg.. Kjo bën tregu i sigurimeve në Shqipëri të dominohet nga sigurimet e detyrueshme, që janë ato motorike duke zënë mbi 62% të totalit të tregut të sigurimeve. Një tjetër dukuri që bie në sy nga raporti i fundit i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare është se gjatë këtij viti, kompanitë e sigurimeve në tërësinë e tyre kanë paguar më shumë dëme ndaj klientëve të tyre se vjet. Por nga ana tjetër, duhet thënë se edhe kur e kanë bërë një gjë të tillë, kjo është bërë sërish për t’u “shërbyer” makinave . Për ta nxjerrë sërish sigurimin e makinave si të tillë, ndër zërat më të rëndësishëm në tregun e sigurimeve që ekziston aktualisht në Shqipëri.

Sigurimi vullnetar? Edhe ai që bëhet, po bëhet e detyruar.
Sigurimi vullnetar i shqiptarëve? Sa vjen dhe po ulet. Këtë e tregojnë edhe të dhënat më të fundit statistikore rreth tij, sipas të cilave, shifrat e tij përveçse mjaft të vogla, po vijnë dhe here here në rënie. E duke folur kështu sërish për një kulturë ende të ulët qytetare të shqiptarëve për t’u siguruar në tërësi. E cila reflektohet jo vetëm në një nivel të ulët të sigurimit për jetën, por edhe në atë që bëhet në mënyrë vullnetare. Edhe në fillim të këtij viti, tregu i sigurimeve në Shqipëri mbeti i dominuar nga sigurimi i automjeteve që është  detyrueshëm me ligj, ndërsa sigurimet vullnetare të jetës dhe pronës kanë mbetur pothuajse në vend numëro. Përfaqësuesit e shoqërive të sigurimit shpjegojnë se mungesa e kulturës së sigurimit, por edhe të ardhurat e pakta janë arsyet kryesore  pse shqiptarët nuk sigurohen në mënyrë vullnetare, ndërsa përfaqësuesit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare e konsiderojnë një sfidë për zhvillimin e tregut orientuar drejt sigurimeve vullnetare.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X