Shtimi I rasteve me fruth, rrit interesin për vaksinimin e fëmijëve.ISHP: Situata paraqitet stabël, por duhet kujdes i shtuar
Aktualitet

Shtimi I rasteve me fruth, rrit interesin për vaksinimin e fëmijëve.ISHP: Situata paraqitet stabël, por duhet kujdes i shtuar

Pas evidentimit të rasteve të para me fruth në vend, kryesisht tek fëmijët, Instituti i Shëndetit Publik nënvizon se situata paraqitet stabël dhe janë shtuar kontrollet për verifikimet e vaksinimit.

Artan Simaku – Epidemiolog, ISHP: Jemi në të njëjtën situatë me ato 18 rastet që kanë qenë. Nuk ka pasur raste të reja. Është përforcuar survejanca dhe identifikimi i të gjithë fëmijëve për verifikimin e vaksinimit.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, specialistët e ISHP shprehen se është rritur interesi i prindërve për të vaksinuar fëmijët kundër fruthit.

“Ka një fluks të këtyre prindërve në qendra shëndetësore për t’i vaksinuar. Theksojmë që vaksinimi është mjeti kryesor i parandalimit edhe të fruthit, por ishte një shpërthim i vogël, i kufizuar dhe aktualisht nuk kemi më raste të reja”, tha ai.

Specialistët rekomandojnë se për sëmundjet që mund të kthehen edhe në kërcënuese për jetën, siç është edhe fruthi duhet të kryhen vaksinimet përkatëse sipas kalendarit.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X