Tre këshilla të thjeshta për fëmijë më të lumtur dhe më të shëndetshëm, nga ekspertët më të mirë të Harvardit, sjellë nga noa.al
Të rritësh një fëmijë që do të jetë “i mirë” dhe i lumtur, nuk është një detyrë e lehtë. Shumë herë prindërit në mënyrë të pandërgjegjshme i mësojnë fëmijët e tyre të ndrydhen ose t’u japin përparësi dëshirave të të tjerëve në mënyrë që të pranohen.
Diçka e tillë mund ta bëjë një fëmijë të jetë “i mirë”, por nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të jetë i lumtur.
Pra, cilat janë këshillat nga psikologët e Harvardit që mund t’i ndihmojnë prindërit në rrugën drejt një fëmije më të lumtur dhe, në të njëjtën kohë, “të mirë”?
“Çfarëdo që ka rëndësi, ne e themi me zë të lartë”
Një nga faktorët më përcaktues për psikologjinë e një fëmije dhe të një personi në përgjithësi, është shprehia. Ne duhet t’i mësojmë fëmijët tanë të shprehen dhe të flasin hapur, e sidomos për ndjenjat dhe ngjarjet që ata i konsiderojnë të rëndësishme dhe të vështira për ta.
Pra, ne i tregojmë se është e rëndësishme të shprehim dhe ndajmë ndjenjat tona. Ndaj duhet t’i mësojmë fëmijët të flasin hapur me miqtë, mësuesit, vëllezërit e motrat dhe natyrisht me vetë prindërit për çdo gjë që i shqetëson apo kanë vështirësi. Kështu ata lehtësohen dhe fitojnë më shumë besim dhe forcë.
Tregojmë se si të zgjidhim një problem. Nuk ua zgjidhim problemin
Është e sigurt që fëmijët do të kërkojnë ndihmën tonë. Dhe është e nevojshme të jesh aty për ta dhe t’i ndihmosh. Por kujdes, ne nuk jemi aty për të zgjidhur problemet e tyre. Por për t’u treguar atyre mënyrën se si mund ta bëjnë këtë.
Një nga mënyrat më të mira është t’i lini ata të luajnë dhe të ndërveprojnë me fëmijët e tjerë. Nëpërmjet lojës ata fitojnë personalitet, zhvillojnë karakterin e tyre dhe mësojnë të ndërveprojnë me të tjerët, ndërsa marrin kënaqësi nga loja. Kur lind një problem, është e rëndësishme t’i lini ta zgjidhin vetë, duke u dhënë mundësi dhe zgjidhje.
“U tregojmë atyre tablonë e plotë”
Shumë herë fëmijët mund të ndihen sikur po mbyten në një lugë ujë. Ata kujdesen shumë për opinionin e miqve të tyre ose për shoqërinë e ngushtë të vegjëlisë. Megjithatë, kjo funksionon në mënyrë ndrydhëse dhe mbytëse nganjëherë.
Kjo është arsyeja pse është veçanërisht e rëndësishme t’u tregojmë atyre se për çdo problem ka një zgjidhje. Gjithmonë ka diçka në jetë që mund të ndreqet. Na pret një botë, përtej rrethit tonë të mbyllur. Na presin miq të rinj, aktivitete të reja, rrethe të reja shoqërore dhe aventura të reja. /noa.al
Burimi i fotos: Pexels
Leave feedback about this