Sigurimet në Shqipëri, llojet që hasim,mbulimet, dhe përfitimet?
Sigurime të Detyrueshme Uncategorized

Sigurimet në Shqipëri, llojet që hasim,mbulimet, dhe përfitimet?

Në Shqipëri ekzistojnë 35 lloje sigurimesh të cilat bëjnë të mundur mbulimin e çdo fushe nga shëndeti, aksidentet, jeta, prona e biznesi . Edukimi mbi sigurimet ende i paket per konsumatoret. Pasi sipas të dhënave nga AMF qytetarët shqiptarë janë më të preokupuar për të siguruar makinën se sa shëndetin e tyre.

Cfare jane sigurimet ne Shqiperi?

Nga pikëpamja juridike, sigurimet në Shqipëri ndahen në:

  • Sigurime të Detyrueshme
  • Sigurime Vullnetare 

SIGURIMET E DETYRUESHME janë sigurime të përcaktuara me ligj të veçantë nga Shteti Shqiptare.

Edhe në Shqiperi si ne shume shtete te botes disa biznese që me aktivitetin e tyre paraqesin rrezikshmëri të lartë ndaj të tretëve, janë të detyruara me ligj të bëjnë sigurimin e detyrueshëm ndaj dëmeve që u shkaktojnë palëve të treta.


Në Shqipëri sigurimet e detyrushme përpara vitit 1991, janë aplikuar në disa lloje sigurimi të pronës, por jo për sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta. Në vitin 1993 filloi sigurimi i detyrueshëm i mbajtësve të mjeteve motorike ndaj palëve të treta.

Rëndësia e sigurimeve të detyrueshme

– Kompesimi i sigurtë i dëmit të palëve të treta
– Siguria që i ofron të dëmtuarit
– Shmang konfliktet sociale midis palëve (të demtuarit dhe shkaktarit të dëmit)

SIGURIMI I DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT

– Sigurimi i detyrueshëm në sektorin e transportit përmban:

– Sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë së pronarit të mjetit motorik për dëmet që u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.

– Sigurimi i pasagjerëve nga aksidentet në sektorin publik.

– Sigurimi i përgjegjësisë së pronarëve të avionëve për dëmin e shkaktuar palëve të treta.

– Sigurimi i përgjegjësisë së pronarëve të mjeteve të vogla lundruese për dëmin e shkaktuar palëve të treta.

– Policë për Sigurimin e Detyrueshëm të Mbajtësve të Mjeteve Motorike për Përgjegjësine Ndaj Palëve të Treta (MTPL). Kjo policë lëshohet për mjetet me targa shqiptare, me afat 1 vjeçar, e vlefshme për territorin e Shqipërise.

– Policë Sigurimi Kufitare (Border Insurance Policy). Kjo policë lëshohet për mjetet me targa të huaja, që hynë në territorin e Shqipërisë dhe nuk kanë Karton Jeshil ose ai nuk e mbulon Shqipërinë. Afati i këtyre policave është i lidhur me kohën e qëndrimit të tyre në vendin tonë, por jo më pak se 15 ditë.

– Çertifikatë Ndërkombëtare e Sigurimit Motorik (Kartoni Jeshil). Kjo policë lëshohet për mjetet që udhëtojnë jashtë territorit të Shqipërisë dhe afati minimal i mbulimit të tyre është 15 ditë e deri 1 vit.

– Policë për Sigurimin e Detyrueshëm nga Aksidentet e Pasagjerëve në Transportin Publik. Kjo policë lëshohet për mjetet e transportit publik si autobuzë, mikrobuzë, taksi, etj. me afat 1 vit.

POLICA TË TJERA SIGURIMI TË DETYRUESHËM

– Polica e Sigurimit të Përgjegjësisë së Ndërtuesit. Kjo policë është me afat 10 vjet dhe përfitues janë blerësit e apartamenteve, sipas kontratës së shit-blerjes dhe palët e treta.

– Policë e sigurimit në grup të punonjësve të minierave nga aksidentet personale në punë. Kjo policë lëshohet për 1 vit.

– Policë për Sigurimin e Përgjegjësisë Ligjore të Tregtuesve të Naftës, Gazit dhe Nënprodukteve të Tyre. Kjo policë mbulon përgjegjësinë ndaj palëve të treta të tregtuesve të naftës e gazit, të tilla si pikat e karburantit, depozitat e naftës e të gazit, dyqanet e shitjes së tyre si dhe të vajrave lubrifikante etj.

– Polica për Sigurimin e Përgjegjësisë Profesionale. Kjo policë lëshohet për disa profesione të veçanta të tillë si noterë, përmbarues gjyqësore, ekspertë e projektues në ndërtim, vlerësues dëmesh në sigurime, ndërmjetës në sigurime, etj., sipas VKM-ve të veçanta.

1. Sigurimi i aksidenteve përfshirë plagosjet industriale dhe sëmundjet profesionale.

2Sigurimi i sëmundjeve mbulon: të ardhura fikse financiare nga paaftësia shëndetësore si dhe rimbursimin e shpenzimeve të trajtimit spitalor.

3. Sigurimi i mjeteve tokësore (të ndryshme nga ato që lëvizin mbi shina) mbulon dëmtimet ose humbjet nga mjetet tokësore motorike dhe mjete tokësore jo motorike.

 4. Sigurimi i mjeteve lëvizëse mbi shina mbulon dëmtimet ose humbjet nga mjetet lëvizëse mbi shina.

 5. Sigurimi i avionëve mbulon dëmtimet ose humbjet e pësuara nga mjetet ajrore.

 6. Sigurimi i anijeve mbulon dëmtimet ose humbjet e pësuara nga:anijet lumore dhe të kanaleve; anijet e liqeneve; anijet detare.

 7. Sigurimi i mallrave në transport (përfshirë mallra, bagazhe dhe të gjitha llojet e tjera të sendeve) mbulon të gjitha dëmtimet ose humbjet e mallrave gjatë transportit ose bagazhet, pavarësisht nga mënyra e transportit.

 8. Sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës mbulon dëmtimin ose humbjen e sendeve të ndryshme nga ato të përfshira në pikat 3-7 të shkaktuara nga:zjarret, shpërthimet, stuhitë, forcat e natyrës, energjia nukleare, shkarja e tokës.

 9. Sigurimi i dëmtimeve të tjera të pasurisë mbulon të gjitha dëmtimet ose humbjet në pasuri (të ndryshme nga ato që përfshihen në pikat 3-7) kur dëmi është shkaktuar nga breshëri ose nga ngrica dhe çdo ngjarje e tillë, si vjedhja, të ndryshme nga ato të përmendura në pikën 8.

10. Sigurimi i përgjegjësive civile nga përdorimi i automjeteve mbulon të gjitha përgjegjësitë që lindin nga përdorimi i automjeteve mbi tokë (përfshirë përgjegjësitë e transportuesit).

11. Sigurimi i përgjegjësive civile nga përdorimi i avionëve mbulon të gjitha përgjegjësitë që lindin nga përdorimi i avionëve (përfshirë përgjegjësitë e transportuesit).

12. Sigurimi i përgjegjësive civile për anijet (detare, të liqeneve dhe të lumenjve, si dhe ato të kanaleve) mbulon të gjitha përgjegjësitë që lindin nga përdorimi i anijeve ose barkave (anije të vogla), që lundrojnë në det, liqene, lumenj dhe kanale lundrimi (përfshirë përgjegjësitë e transportuesit).

13. Sigurimi i përgjegjësive civile te përgjithshme mbulon të gjitha përgjegjësitë, përveç atyre të përmendura në pikat 10-12.

14. Sigurimi i kreditit mbulon:rrezikun e mos pagesës për shkak të paaftësisë paguese, kreditë e eksportit, kreditë e shlyera me këste, kreditë hipotekore, kreditë bujqësore.

15. Sigurimi i garancive që mbulon garancitë e drejtpërdrejta dhe garanci të tërthorta

16. Sigurimi i humbjeve të ndryshme financiare mbulon humbjet financiare të shkaktuara si pasojë e: rrezikut në punësim,pamjaftueshmërisë së të ardhurave, motit të keq, humbjes së të ardhurave, shpenzimeve të përgjithshme të paparashikuara, shpenzimeve tregtare të paparashikuara, humbjes së vlerës në treg, humbjes nga qiratë ose të ardhurat, humbjes nga tregtimi, humbjeve financiare.

17. Sigurimi i mbrojtjes ligjore mbulon:shpenzimet për shërbimet ligjore dhe ato gjyqësore.

18. Sigurimi i asistencës ndihmon personat që kanë vështirësi gjatë udhëtimeve ose në çaste të tjera të largësisë nga shtëpia ose vendbanimi i përhershëm.

19. Sigurim jetë – vdekje mbulon:sigurimin për mbijetesë deri në një moshë të caktuar,sigurimin për vdekjen,sigurimin për mbijetesë deri në një moshë të caktuar ose për vdekje të parakohshme, sigurimin e jetës me kthim të primeve.

20. Sigurim martesë – lindje mbulon:shpenzimet që shoqërojnë martesën ose lindjen e fëmijëve.

21. Sigurim jete i lidhur me fonde të investimeve mbulon:sigurimin e jetës, të lidhur me aksione në fondet e investimeve, ku i siguruari merr përsipër rrezikun e investimit në lidhje me vlerën e aksioneve ose letrave të tjera me vlerë.

22. Sigurimi i administrimit të fondeve kolektive mbulon:sigurimin e individëve të bashkuar për qëllime të kapitalizmit të kontributeve të tyre dhe shpërndarjes së aktiveve në raport me fondet e akumuluara midis personave që kanë arritur një moshë te caktuar ose midis përfituesve të sigurimit,në rast vdekje të personave të caktuar.

23. Sigurimi i fondeve për pagesa i cili mbulon sigurimin e jetës së bazuar në llogaritjet aktuariale, sipas të cilës, në këmbim të një pagese të vetme ose periodike të rënë dakord paraprakisht, i siguruari dëmshpërblehet për periudhën e caktuar dhe shumën përkatëse.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X