Shqiptarët edhe pse kaluan disfatat e tërmetit dhe dy vite të vështira pandemie, përsëri tregojnë se janë një popullatë neglizhente jo vetëm ndaj kujdesit shëndetësor, por edhe ndaj masave për garantimin e sigurisë së shëndetit.Këtë fakt e e vërtetojnë të dhënat për sigurimin mbi shëndetin, për të cilin Shqipëria është thuajse e fundit në Europë. Një pjesë e shqiptarëve mjaftohen me sigurimet e detyruara shëndetësore në shtet, në një kohë që një pjesë e madhe as për këto nuk interesohen. Vetëm atëherë kur ju ndodh problematika ja kuptojnë vlerën shëndetit. Edhe pse tregu I sigurimeve është I orientuar drejt produkteve vullnetare e sidomos të përqendruar në portofolin e sigurimit të shëndetit duket se ndërgjëgjësimi për pajisjen me sigurim janë shunë të ulët. Edhe pse shoqëritë e sigurimeve paketat e shëndetit kanë kryefjalën e cdo fushate marketing duket se kjo gjë ka filluar të lëvizë për mirë. Sigurimi nga Aksidentet dhe Shëndeti duket së këtë përiudhe ka pësuar një rritje shumë të lehtë krahasuar me një vit më parë. Bazuar në Buletinin e të dhënave të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare raportohen se për periudhën janar korrik ato kanë shënuar një rritje modeste prej rreth 2%, por se mbeten në nivele shumë të ulëta. Janë paguar deri në këtë fazë të vitit nga shqiptarët 889 milionë lekë, apo rreth 8.5 milionë euro për për sigurimin nga askisdentet dhe shëndetin. Në nivele mjaft të ulëta mbetet portofoli i sigurimit të jetës në tërësi. Deri në fund të korrikut totali i tyre nuk i kalon 10 milionë eurot. Tregu vijon të mbetet i orientuar nga sigurimet e detyrueshme, ndërkohë që ato vullnetare mbeten në nivele modeste. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.92% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.08% të totalit të tregut. Po ashtu, tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 7.90% dhe risigurimi 0.08 %. Sa i përket dëmshpërblimeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve, bie në sy se për periudhën janar-korrik 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,9 miliardë lekë, ose 5.43% më shumë se në muajin janar-korrik 2022. Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-korrik 2023 kapën vlerën 2,8 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 12.25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sigurime të Detyrueshme
Sigurimi nga Aksidentet dhe Shëndeti/ Shqiptarët të paedukuar, shpenzojnë shumë pak. AMF: Ja sa u rrit në 7 muajt e fundit ky produkt.
- August 28, 2023
- 0 Comments
- 189 Views
Leave feedback about this