Ka startuar me shume problematika ne rrjet program I subvecioneve te fermereve. Dita e parë e aplikimeve për skemën e mbështetjes në bujqësi është shoqëruar me radhë të gjata, paqartësi të qytetarëve dhe rënie të sistemit online. Konkretisht në Korçë dhjetëra fermerë iu drejtuan zyrës së bujqësisë dhe për shkak ngarkesës së aplikimeve sistemi u bllokua. Përveç radhëve të gjata të pritjes, disa prej tyre thonë se mbështetja e dhënë nga qeveria nuk është e mjaftueshme, ndërsa të tjerë po aplikojnë për të disatin vit radhazi. Fermeret e pranishem theksojne se një vit më parë nuk ka përfituar të gjithë sasinë për hektarë të mbjellë ndërkohë që këtë vit shpreson ta perfitojne ate.Radhë të gjata ka patur edhe në Fier. Fermerët thonë se ka shumë prej tyre që kanë patur vështirësi me aplikimin online.Ndërkohë edhe në Elbasan radhët u shfaqen që në orët e para të mëngjesit Krahas aplikimeve për naftë shumë fermerë i kanë kushtuar rëndësi edhe plotësimit të formularëve për bletarinë dhe blegtorinë. Aplikimet për mbështetjen financiare në bujqësi do të mbyllen në datën 11 prill. Fondi i vënë në dispozicion nga qeveria këtë vit është 3.3 miliardë lekë. Per kete shikohet nje sensibilizim I fermereve ne te gjitha qytetet.
Ekonomi
Subvencionet, fluks aplikimesh/ Fermerët në radhë që në mëngjes, bllokohet sistemi online.
- March 20, 2023
- 0 Comments
- 121 Views
Leave feedback about this