Të nisim vitin shkollor pa stres.
Aktualitet

Të nisim vitin shkollor pa stres.

Psikologia: Pyetjet klishe për pushimet të mënjanohen, sepse nxënësit mund të ndihen të përjashtuar

Prindërit dhe mësuesit janë dy elementët kryesorë që viti i ri shkollor të nis pas stres dhe pa problematika për nxënësit në sistemin paraunviersitar. Sipas psikologes Entela Binjaku duhet një kujdes i madh nga mësuesit që nxënësit të mos ndihen të përjshtuar, madje duke shmangur edhe tematikat se ku i kaluan pushimet.

“Besoj se do të jetë një mençuri nga ana e mësuesve nëse do të tregohen pak më të kursyer me këto pyetjet klasike që ata zakonisht i kërkojnë edhe me shkrim ose jua japin detyra shtëpie. Dashje padashje vetë mësuesi i nxit ato të kenë emocione negative ose të ndjehen pas të tjerve ose të gënjejnë me vetëdije të plotë për të mos qenë të përjashtuar nga grupi.”

Për një mbarëvajtje jo vetëm të fillimit të shkollave, por për gjatë të gjithë vitit shkollor ka shumë të bëj marrëdhënia e prindërve me stafin pedagogjik.

“Të gjithë prindërit duhet ta gëzojnë ditën e parë të shkollës, pasi është një dritare gjithmonë në botëkuptimin e fëmijës është një hap i ri në procesin e edukimit të tyre. Mendoj se prindërit duhet të punojnë më shumë të bashkëpunojn më mirë veçanërisht me shkollën, mësuesit, psikologët, punonjësit social nëse shkolla ka. Kur nuk ka duhet të bëhen bashkë dhe t’i kërkojnë këto shërbime.”

Edhe pse ky është brezi i teknologjisisë, psikologia u bën apel nxënësve të mos shkëputen nga libri.

“Mendoj që fëmijët t’i qasen librit. Të besojnë tek forca e librit dhe të jenë gjithmonë të vëmëndshëm tek ajo që ofron shkolla.”

Viti i ri shkollor 2023-2024 do të startojnë më 11 Shtator. Dhe pritet të ketë dhe një paketë të re masash sa i përket sigurisë në shkolla, për të eleminuar dhunën, bulizmin, shantazhet por edhe ndalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike në afërisi të perimetrit të sigurisë së institucioneve arisimore.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X