Lëkundje tërmeti janë ndjerë paraditen e sotme në vendin tonë. Edhe pse u duk se u vumë pak në qetësi përsa I përket tëmeteve sërish patëm një tronditje të konsiderueshme. Nga të dhënat e para mësohet se tërmeti ishte i magnitudës 3.6 shkallë riter, ndërsa epiqendra e tërmetit ishte në Qarkun e Lezhës. Edhe pse nje pjese e madhe e banorëve të zonës e kanë ndjerë këtë gjë nuk kanë shfaqur panic përsa I përket lekundjes. “Lëkundja u ndje shumë por shumica e banorëve ishim ën shtëpi nuk doli asnje jashte dhe përjetimi duket së eshte ndryshe”, tregon njëri prej banorëve të zonës së Lezhës. Sipas të dhënave thellësia ka qenë 5 kilometra, gjë që ka bërë që lëkundjet e tij të ishin të forta. Po a kanë marrë masat banorët për përballimin e këtyre fatkeqësive natyrore? “A e keni siguruar shtëpinë, a këni frikë nga tërmeti”, është pyetja që shpesh e dëgjojmë tek shumica e konsumatorëve dhe në këtë rast edhe tek banorët e Lezhës nuk morëm përgjigje. Edhe pse shqiptarët kaluan një përvojë shumë të hidhur më tërmetin e nëntorit të vitit 2019 sërish janë të zbuluar kundrejt cdo katastrofe natyrore dhe jo vetëm. “Ne nuk jemi te siguruar, kur kam ble shpinë ma ka kërkuar banka tani vullnetarisht nuk jam siguruar se edhe nuk ma ka sqaruar njeri si dick ate domosdoshme. Vetem tani me renien e termeteve kujtohemi se duhet bere ky lloj sigurimi”, tregon njeri prej banoreve te zones.
Aktualitet
Tërmeti godet Shqipërinë e veriut, ja sa ishte magnitude dhe epiqendra ne qytetin e Lezhës.
- May 29, 2023
- 0 Comments
- 95 Views
Leave feedback about this