Tirana plot ngjyra për festën, Dita e Verës kalon mes argëtimit, muzikës dhe aktiviteteve sportive
Aktualitet

Tirana plot ngjyra për festën, Dita e Verës kalon mes argëtimit, muzikës dhe aktiviteteve sportive

Dita e veres sot ka kthyer sot Tiranen në  një  nga qytetet më  të  kë rkuara. Edhe pse ndryshe nga vitet e tjera duket se numri I vizitoreve ka qene pak me I ulet por serish rruget jane mbushur plot.

“Me verore në duar, ballokume dhe një sërë aktivitetesh të ndryshme për të gjitha moshat..kështu u prit dita e verës edhe në kryeqytet.”

Tradita e lashtë pagane e përcjelljes së stinës së dimrit, sot vjen me urimin që natyra të rijetëzohet bashkë me njeriun dhe shpresën. Ndërsa veroret me fije të bardha e të kuqe presin dallëndyshet.

“Verorja simbolizon ruajtjen nga rrezet e forta të diellit në muajin mars. Në Elbasan i ruajnë edhe më mirë ritet e kësaj feste pagane. Mblidhen lulet, zihen vezët e kështu me radhë ndërsa për ne është një ditë feste, gëzimi dhe urojmë për ditë më të bukura.”

Qytetarët jo vetëm nga Tirana, mbushën rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit ndërsa u organizuan parada, panaire, aktivitete sportive dhe muzikore, gara me balonë, piktura dhe lojëra për fëmijë.

Për disa është një ditë e bukur me diell dhe një mundësi për të bërë diçka ndryshe por për të tjerë, festa vijon edhe në shtëpi.

“Kemi bërë drekën, kam mësuar ti bëj vetë ballokumet, është një ditë feste për ne.”
“Dita e verës simbolizon rigjallërimin e natyrës. Ka shumë gjallëri sot, më pëlqen atmosfera.”

Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndërsa iu bashkua atmosferës festive, përcolli një urim për më shumë diell në jetën e gjithsecilit.

“Më vjen mirë që sot qindra mijëra njerëz në shumë stacione duke filluar nga “Pazari i Ri” te “kopshti Zoologjik”, patjetër bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, dy sheshet kryesore Nënë Tereza dhe sheshi “Skënderbej”, pastaj Liqeni dhe gjithë hapësirat. Lus zotin që të ketë pranverë në zemrën e secilit. Në momentin që secili ka pranverë në zemrën e vet, në kokën e vet, në familjen e vet, do ketë pranverë pastaj për të gjithë vendin. Gëzuar festën”.

Aktivitetet janë planifikuar të vijojnë deri në mesnatë ndërsa qarkullimi i automjeteve do të jetë i kufizuar në disa segmente rrugore

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X