Konsumatori I tregut te sigurimeve në Shqipëri duket që është ende shumë I paedukuar kundrejt rendesise se sigurimeve. Sipas statistikave të bazuara nga buletini statistikore I AMF tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.12% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.83%.Vete statistikat e parqitura nga AMF bejne me dije se shqiptaret bejne vetem sigurimet e detyrueshme, ato te automjetev apo dhe ato per efekt kredie. Nderkaq jo vetem kaq por sipas eksperteve te fushes edhe volume I primeve me I madh eshte ai I primeve te shkruara bruto te sigurimit te detyrueshem. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.93% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.07% të totalit të tregut. Shifer kjo e cila mba gjithmonë trend në rritje. Edhe pse shqiptarët kaluan disa sfida sic ishte periudha e pandemise dhe ajo e dy termeteve te vitit 2019 serish nuk duket se jane ndergjegjesuar per te blere vullnetarisht sigurimin e duhur.
Ndarja e tregur sipas Sigurimeve te detyrueshme
Per Sigurimin e Detyrueshëm Motorik
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-prill 2022 arritën rreth 3,334 milionë lekë, ose 13.53 % më shumë se në periudhën janar-prill 2021.
Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-prill 2022, pati një rritje prej 8.44% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.03% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-prill 2022 pati një rritje prej 53.67% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 70.63% krahasuar me periudhën janar-prill 2021.
Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-prill 2022, pati një rritje 6.6% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-prill 2021. Edhe numri i kontratave u rrit me 7.77%.
Ndarja e tregut sipas Sigurimeve Vullnetare.
Edhe pse sigurimet vullnetare kane nje volum primesh me te uleta se ato te detyrueshmet serish duket se volume I tyre sa vjen e shtohet vit pas viti. Edhe pse numri konsumatoreve te sigurimeve vullnetare eshte me I vogel serish duket se ky target grup te interesuarish ka pasur rritje.
Sigurimi Vullnetar
Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-prill 2022 arritën rreth 2,507 milionë lekë, 3.69% më pak se në periudhën janar-prill 2021. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 39.71% krahasuar me periudhën janar-prill 2021.
Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-prill 2022, patën një ulje me 1.06% kundrejt periudhës janar-prill 2021.
Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-prill 2022 siguruan mbi 1,231 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 70.96%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 21.13% të totalit.
Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatëperiudhës janar-prill 2022, vihet re një ulje prej 6.25% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 4.2% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-prill 2021.
Të ardhurat nga sigurimete Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatëperiudhës janar-prill 2022, arritën në rreth 417 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 18.1% në krahasim me periudhën janar-prill 2021.
Leave feedback about this