“Triathlon” në fokus luftën ndaj kancerit të gjirit. Edicioni i 11 i maratonës
Shendetesi

“Triathlon” në fokus luftën ndaj kancerit të gjirit. Edicioni i 11 i maratonës

zhvillohet këtë të Dielë në Shirokë

Edicioni i 11 i “Triathlon” që zhvillohet në Shkodër do t’i kushtohet këtë vit ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit dhe parandalimit të kësaj sëmundje.

“Triathlon në përgjithësi gjithmon ka mbështetur patalogji të ndryshmë dhe këtë vit vendosën të mbështesin kancerin e gjirit dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë gjë. Ndoshta edhe fushatat tona të ndërgjegjësimit të çdo viti kanë ndikuar edhe për të ngacmuar disi idenë e tyre për të na mbështetur këtë vit. Triathlon do bëjë edhe një tip eventi për mbledhjen e fondeve.”

Përveç ndihmës në trajtim apo kurim të sëmundjes, nga fondet që do sigurohen në maratonën e Triathlon në fokus është edhe sigurimi i parukeve për pacientet e prekura nga kanceri i gjirit.

“Këtu nuk ka një fabrikë që prodhon paruke. Bëhet e gjitha me dorë dhe ky është një poblem shumë i madh sepse kushton shumë edhe këtu kemi hasur probleme. Kemi shumë dhurues flokësh, por nuk kemi mjaftueshëm buxhet për të përmbushur nevojat e pacientëve. Pavarësisht se është simbolike dhe flokët të dalin sërish edhe pacientët janë të ndërgjegjshëm, por ndikon në psikologjinë e tyre.”

Edicioni i 11 i “Triathlon” do të zhvillohet këtë të dielë në Shirokë dhe pritet të marrin pjesë dhjetra sportistë në të 3 disiplinat.

Leave feedback about this

  • Quality
  • Price
  • Service

PROS

+
Add Field

CONS

+
Add Field
Choose Image
Choose Video
X